Shqipëria Postuar më 17 Tetor 2025, 09:26

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të jetë i paqëndrueshëm duke regjistruar një zbritje të kuotës teksa është blerë sot me 82.1 lekë dhe është shitur me 83.4 lekë në raport me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë mëngjesin e sotëm me 96.5 lekë dhe është shitur me 97.3 lekë në raport me ditën e djeshme duke mos shënuar lëvizje të ndjeshme të vlerës.

Franga zvicerane sakaq ka pasur një rritje të kuotës këtë mëngjes duke e mbyllur javën pozitivisht teksa është blerë sot me 103.6 lekë dhe është shitur me 104.9 lekë krahasuar me ditën e enjte.

Paundi britanik ndërkaq ka pësuar një zbritje të lehtë të vlerës ditën e sotme duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë me 103.6 lekë dhe është shitur me 111.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat