Shqipëria Postuar më 8 Gusht 2025, 10:14

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke vijuar përgjatë këtyre ditëve një rënie të vazhdueshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.4 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane nuk duket ta ketë mbyllur këtë periudhë 7-ditore pozitivisht teksa është blerë këtë të premte me 96.5 lekë dhe është shitur me 97.5 lekë.

Franga zvicerane edhe pse me një rritje të lehtë mëngjesin e sotëm duket se e ka mbyllur javën në vlera pozitive teksa është blerë në raport me dje me 102.1 lekë dhe është shitur me 103.5 lekë.

Paundi britanik gjithashtu është forcuar këtë fund jave në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 110.6 lekë dhe duke u shitur me 112.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat