Shqipëria Postuar më 16 Maj 2025, 09:46

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Monedha europiane edhe pse me luhatje të lehta prej disa kohësh tashmë mbetet në vlera relativisht konstante kundrejt monedhës vendase duke u blerë këtë të premte me 97.9 lekë dhe duke u shitur me 98.6 lekë.

Dollari amerikan ndërkaq duket se vijon të ndjek një kurbë rënëse edhe këtë fund jave duke u blerë mëngjesin e sotëm me 87 lekë dhe duke u shitur me 88.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane e nisur fundjavën në vlera të qëndrueshme në raport me ditën e djeshme pasi është blerë sot me 103.5 lekë dhe është shitur me 105 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq edhe këtë mëngjes ka ruajtur po të njëjtat vlera sikurse edhe një ditë më parë duke e mbyllur javën në qëndrueshmëri teksa është blerë edhe sot me 115.5 lekë dhe është shitur me 117 lekë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat