Shqipëria Postuar më 2 Maj 2025, 10:01

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan vijon të regjistrojë paqëndrueshmëri teksa e mbyll këtë javë me luhatje te vazhdueshme duke u blerë sot me 86.4 lekë dhe duke u shitur me 87.4 lekë në raport me ditën e djeshme.

Euro nuk ka shënuar lëvizje të ndjeshme të vlerës as mëngjesin e kësaj të premteje duke u blerë sot me 98.2 lekë dhe duke u shitur me 98.9 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ndërkaq ka pësuar një zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 104.2 lekë dhe duke u shitur me 105.2 lekë krahasuar me ditën e enjte.

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik ka pasur një zbritje të lehtë të kuotës nga dje duke u blerë këtë mëngjes me 114.9 lekë dhe duke u shitur me 116.2 lekë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat