Shqipëria Postuar më 25 Prill 2025, 09:25

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas një jave negative dhe vazhdimisht në rënie e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 86.5 lekë dhe është shitur me 87.7 lekë.

Monedha europiane edhe këtë fund jave nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës pasi sipas kursit të këmbimit lokal është blerë sot me 98.3 lekë dhe është shitur me 99.1 lekë në raport me dje.

Franga zvicerane ndërkaq ka regjistruar një zbritje të konsiderueshme nga një ditë më parë duke u blerë sot me 103.7 lekë dhe duke u shitur me 105 lekë teksa e mbyll këtë javë negativisht.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor ka pasur një rritje të kuotës këtë mëngjes duke e mbyllur javën pozitivisht teksa është blerë sot me 114.7 lekë dhe është shitur me 116 lekë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat