Shqipëria Postuar më 22 Nëntor 2024, 09:27

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë të premte duke u blerë sot me 93 lekë dhe duke u shitur me 94.2 lekë në raport me dje duke e mbyllur këtë javë pozitivisht sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane vijon të qëndrojë nën kuotat e zakonshme në raport me monedhën vendase duke u blerë sot me 97.8 lekë dhe duke u shitur me 98.4 lekë krahasuar me ditën e enjte.

Franga zvicerane ka shënuar rritje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi është blerë me 105 lekë dhe është shitur me 106 lekë duke e mbyllur këtë javë në vlera rritëse.

Paundi britanik blihet sot me 117 lekë dhe shitet me 118 lekë pa ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga dje referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat