Shqipëria Postuar më 12 Dhjetor 2025, 09:47

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja kryesore?

Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave ka pasur një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm duke e mbyllur javën pozitivisht teksa është blerë sot me 81.8 lekë dhe është shitur me 83 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të kuotës as këtë të premte duke e mbyllur javën në qëndrueshmëri duke u blerë sot me 96.1 lekë dhe duke u shitur me 96.9 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq e mbyll këtë javë në rritje pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 102.7 lekë dhe është shitur me 103.8 lekë duke shënuar kështu një rritje të kuotës.

Paundi britanik ka pësuar një zbritje të lehtë të vlerës nga një ditë më parë duke u blerë sot me 109.4 lekë dhe duke u shitur me 110.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat