Shqipëria Postuar më 26 Shtator 2025, 09:35

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar rritje nga dita e djeshme teksa është blerë këtë të premte me 82.4 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq monedha europiane vijon edhe këtë fund jave të mos shënojë luhatje të ndjeshme të kuotës përballë monedhës vendase teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 96.5 lekë dhe është shitur me 97.3 lekë.

Franga zvicerane me disa lëvizje të lehta të kuotës e ka mbyllur edhe ajo këtë javë në vlera relativisht konstante duke u blerë sot me 102.8 lekë dhe duke u shitur me 104 lekë në raport me dje.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 110 lekë dhe është shitur me 111.3 lekë në raport me ditën e enjte duke mos pësuar as ai lëvizje të ndjeshme këtë fund jave.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat