Shqipëria Postuar më 7 Mars 2025, 09:30

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan ka rikuperuar disi këtë mëngjes pas rënies së vazhdueshme që pësoi gjatë kësaj jave duke u blerë këtë të premte me 91.2 lekë dhe duke u shitur me 92.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Monedha europiane blihet edhe sot me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë teksa vijon të mos luhatet.

Franga zvicerane është blerë sot me 102.9 lekë dhe është shitur me 104.2 lekë teksa ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm.

Paundi britanik blihet sot me 117.4 lekë dhe shitet me 118.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor duke e mbyllur këtë javë në paqëndrueshmëri.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat