Shqipëria Postuar më 21 Mars 2025, 09:33

Si është mbyllur kjo javë për tregun valutor? – Dobësohet Paundi ndërsa Franga fiton pikë!

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për tregun valutor? –

Dollari amerikan e ka nisur ditën në kuota të qëndrueshme teksa është blerë sot me 91.1 lekë dhe është shitur me 92.3 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ka pasur luhatje të lehta të vlerës në raport me ditën e enjte duke u blerë këtë mëngjes me 98.7 lekë dhe duke u shitur me 99.5 lekë teksa e mbyll këtë javë pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm.

Franga zvicerane ka fituar pikë këtë të premte duke e mbyllur javën pozitivisht duke u blerë mëngjesin e  sotëm me 102.6 lekë dhe duke u shitur me 103.5 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor kjo javë është mbyllur negativisht për Paundin britanik pasi në raport me dje ka humbur pikë duke u blerë sot me 117.6 lekë dhe duke u shitur me 118.6 lekë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat