Shqipëria Postuar më 28 Mars 2025, 09:37

Si është mbyllur kjo javë e ‘trazuar’ për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë e ‘trazuar’ për

Dollari amerikan edhe pse ka fituar pikë në bursat globale si pasojë e vendimeve të fundit të qeverisë së re amerikane në raport me monedhën vendase e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa blihet sot me 91.5 lekë dhe shitet me 92.8 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane duket ta ketë mbyllur këtë javë në rënie pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 98.8 lekë dhe është shitur me 99.8 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka regjistruar rritje mëngjesin e sotëm duke e mbyllur javën në pozitivisht teksa është blerë këtë të premte me 103.2 lekë dhe është shitur me 104.5 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik gjithashtu ka shënuar një rritje të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 118.3 lekë dhe duke u shitur me 119.7 lekë krahasuar me një ditë më pare.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat