Shqipëria Postuar më 28 Shkurt 2025, 09:12

Si është mbyllur kjo javë dhe ky muaj për valutat kryesore?!

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë dhe ky muaj për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë dhe muaj në rritje të lehtë të vlerës pasi edhe këtë të premte ka regjistruar kuota pozitive pasi blihet sot me 94.7 lekë dhe shitet me 96 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Monedha europiane vijon të mos shënojë luhatje të ndjeshme të vlerës duke qëndruar edhe këtë fund muaji nën kuotën e 100 lekë duke u blerë këtë mëngjes me 98.9 lekë dhe duke u shitur me 99.6 lekë.

Franga zvicerane ka pasur një rënie jo shume të ndjeshme të vlerës nga dita e djeshme duke u blerë sot me 105 lekë dhe duke u shitur me 106 lekë duke e mbyllur këtë javë dhe muaj në kuota relativisht konstante.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik e ka mbyllur këtë muaj në pozicion jo shume të qëndrueshëm pasi ka pësuar lëvizje të vazhdueshme të vlerës duke u blerë sot me 119.3 lekë dhe duke u shitur me 120.5 lekë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat