Si e përmirëson kompania shtetërore sterilizimin? - Shtohen shërbimet, menaxhim i digjitalizuar

Qeveria po e ridizenjon shërbimin e sterilizimit në spitalet publike, jo vetëm duke e kaluar nga modeli koncesionar i nisur në vitin 2015, tek një operator 100% shtetëror, por edhe duke zgjeruar paketën e shërbimeve që konsiderohen pjesë e procesit të integruar të sterilizimit.
Në kontratën koncesionare të vitit 2015, objekti i shërbimit përqendrohej kryesisht në katër komponentë, që përfshinin setet e personalizuara të instrumenteve kirurgjikale sterile, materialet sterile njëpërdorimëshe në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale.
Ndërsa te operatori shtetëror OSHIS, në listën e shërbimeve, shtohen disa element të rinj që e bëjnë procesin më të gjerë. Për herë të parë parashikohet administrimi I Stacionit Qendror të sterilizimit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, si dhe menaxhimi I cikleve të ripërpunimit dhe sterilizimit të insturmenteve dhe materialeve të ripërdorshme. Po ashtu, vendimi detajon sterilizimin në aspektin teknologjik, duke përfshirë sterilizimin me avull dhe me temperatura të ulëta, dhe jo vetëm furnizimin me sete të gatshme.
Një tjetër ndryshim thelbësor është edhe logjistika e sallës, pasi OSHIS përfshin edhe furnizimin me veshje sterile salle dhe materiale të ngjashme njëpërdorimshe, si edhe zgjeron fushën e dezinfektimit nga salat kirurgjikale edhe tek ambientet.
Risi më vete është edhe digjitalizimi i menaxhimit, ndjekjes dhe raportimit të shërbimit, që synon gjurmueshmëri më të madhe të procesit dhe që I përgjigjet objektivave të qeverisë për digjitalizim të të gjithë sektorëve.
Cilat shërbime online u përdorën më shumë gjatë 2025-ës? Nga Netflix, te E-government. Ja si ndahen balancat digjitale në vend
Aktivitetet dhe shërbimet online janë tashmë një pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, të përdorura në mënyra të ndryshme, herë më pak e herë më......
Dyfishohen parcelat publike në sezonin turistik - Shkodra, projekt pilot për menaxhimin e plazheve
Hapësirat publike përgjatë vijës bregdetare u rritën në mënyrë të ndjeshme gjatë vitit 2025. Sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi......
Rënie për valutat kryesore – Dobësohen Euro, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan Nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme të kuotës nga një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 82.4 lekë dhe duke u shitur me 83.4......
Kryeministri grek takohet me fermerët protestues - “Bllokadat e rrugëve dhe kufijve nuk mund të tolerohen”
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi bisedime me disa përfaqësues të fermerëve për herë të parë pas disa javësh protesta për vonesat e ndihmës......
Investitorë amerikanë diskutojnë për gazsjellësin - Ndërlidhja Jugore do të lidhë Bosnjen me terminalin kroat
Drejtuesit e kompanisë amerikane “AAFS Infrastructure and Energy LLC” ishin së fundmi në Sarajevë, për të diskutuar me udhëheqësit vendas për rolin e......
Rusia kundërshton Trumpin për naftën e Venezuelës - Asetet e Roszarubezhneft në Venezuelë "janë pronë e shtetit rus"
Asetet e naftës që Rusia zhvillon në Venezuelë i përkasin Rusisë, e cila do të vazhdojë të punojë atje, tha Moska të martën, pas pretendimeve të Presidentit......
Kina, rekord suficiti tregtar - Rreth 1,2 trilionë dollarë, pavarësisht tarifave të Trump
Kina raportoi një rritje të fortë eksportesh në vitin 2025 me një suficit rekord prej gati 1.2 trilion dollarësh, ndërsa prodhuesit përgatiteshin për tre......
Kryeministri i Groenlandës: Nuk duam bashkim me SHBA - "Ne do të qëndrojmë të bashkuar në Mbretërinë e Danimarkës"
Kryeministri i Groenlandës tha se kombi i tij do të preferonte të mbetej pjesë e Danimarkës sesa të bëhej territor i Shteteve të Bashkuara, pas përpjekjeve......


