Si duhet të përmirësohet digjitalizimi në turizëm? - Sitet kulturore të Shqipërisë në aplikacione për më shumë vizitorë
Strategjia e Specializimit Inteligjent 2024-2030, ka në fokus nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë dhe jo vetëm, përmes ndërhyrjeve publike dhe private. Një nga pikat e kësaj strategjie është nisma gjithëpërfshirëse për përmirësimin digjital të turizmit. Synimi i kësaj nisme, është shfrytëzimi i fuqisë transformuese të realitetit virtual dhe të platformave digjitale gjithëpërfshirëse për të pasuruar përvojën e turistëve në nivele të ndryshme.
Peizazhet dhe trashëgimia e pasur kulturore e Shqipërisë, do të mund të ofrojë një mundësi unike për të kombinuar turizmin tradicional, me teknologjinë moderne. Përmes kësaj, do të përmirësohet aksesueshmëria dhe pse jo promovimi i ofertave turistike të Shqipërisë duke zhvilluar harta intereaktive online apo aplikacione të dedikuara mobile.
Në këto mjete digjitale, pritet që të ofrohet një navigim i lehtë në sitet turistike të Shqipërisë, të cilat do mund të jenë të pasuruara me përmbajtje multimediale si guida audio, klipe video dhe tregime interaktive për të interesuarit.
Përmes kësaj nisme, Shqipëria nuk promovon vetëm turizmin, por ajo synon të krijojë një përvojë gjithëpërfshirëse dhe të pasur për vizitorët, që shfrytëzon inovacionin digjital për të theksuar bukurinë natyrore dhe pasurinë kulturore të saj. Qëllimi është ta bëjë Shqipërinë një destinacion të domosdoshëm në hartën digjitale globale, duke tërhequr një audiencë më të gjerë dhe duke nxitur një lidhje më të thellë mes vizitorëve dhe trashëgimisë së pasur shqiptare. Ky bashkim strategjik i teknologjisë dhe turizmit pritet të nxisë rritjen konomike, të përmirësojë ruajtjen e kulturës dhe të transformojë perceptimin e Shqipërisë si një pionier në turizmin digjital.
Sondazh

Marrëveshja e Merz me Të Gjelbrit - Çfarë nënkupton plani i shpenzimeve për ekonominë gjermane?
Kancelari i ardhshëm gjerman Friedrich Merz arriti një marrëveshje me të Gjelbrit për një rritje masive të huamarrjes shtetërore, vetëm disa ditë përpara një......

1800 biznese penalizohen nga tatimet- Ku janë konstatuar shkeljet më të mëdha gjatë 2024-ës?
Gjatë viti 2024 administrata tatimore ka penalizuar 1779 biznese në të gjithë vendim për shkak të shkeljes së legjislacionit në fuqi. Sipas të dhënave nga......

A duhet ta plotësoj DIVA 2024?! - Verifikim në Tax Test, shërbimi më i ri i Administratës Tatimore
31 marsi është afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, DIVA 2024. Administrata tatimore vjen me shërbimin më të ri......

Amerikanët, të shqetësuar nga “afërsia” Trump-Putin- Sipas tyre, administrata e re është e “lidhur ngushtë” me Rusinë
Sipas sondazhit të fundit, më shumë se gjysma e amerikanëve janë të shqetësuar nga marrëdhëniet e ngushta midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe......

Shkelje në karburante e instalime elektrike - ISHTI gjobit 40 subjekte, vlera e masave administrative arrin në 16.85 mln lekë
40 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike janë gjobitur nga......

BE konsideron dyfishimin e buxhetit për Ukrainën - Ndihmat ushtarake mund të shkojnë deri në 40 miliardë euro në 2025
Bashkimi Evropian po përgatitet të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në vitin 2025. Buxheti mund të arrijë në 40 miliardë euro, në varësi të nevojave......

Sa është borxhi i qeverisë në valutë? - BSH: Kursi i këmbimit solli rënien e tij në fund të 2024
Borxhi i përgjithshëm i qeverisë në valutë ka pësuar rënie gjatë vitit që lamë pas. Në fund të shtatorit 2024, borxhi në valutë zinte 43% të totalit të......

Pas tunelit të Murrizit hapet rruga Maqellarë-Peshkopi - Shkurtohet distanca Dibër - Tiranë, nxitet turizmi dhe lehtësohet qarkullimi
Pas hapjes së tunelit të Murrizit, i cili lidh Dibrën me Tiranën dhe shkurton distancën me 2 orë, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja dhe......