Si duhet të investojë Shqipëria në inteligjencë artificiale? - Bregu: Të ngrihen më shumë qendra rajonale inovacioni për të rinjtë
Dilema etike, shqetësimet për privatësinë e të dhënave dhe zëvendësimi i vendeve të punës janë disa nga rreziqet e zbatimit të inteligjencës artificiale. Këto ishin disa nga temat që u diskutuan në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare mbi inteligjencën artificiale dhe transformimin digjital, të organizuar nga Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT).
E pranishme në këtë event ishte ish-Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimt Rajonal, Majlinda Bregu, e cila u ndal në natyrën e dyfishtë të inteligjencës artificiale si një forcë transformuese dhe një rrezik potencial në sektorë të ndryshëm.
“Tranformimi digjital dhe inteligjenca artificiale vërtet ndryshon biznesin dhe produktivitetin, por mund të mbyllë vende pune dhe tregu i punës do të bëhet edhe më problematik, veçanërisht për të rinjtë. Dhe po sjell shumë sfida në siguri. Ne të gjithë e dimë se inteligjenca artificiale mund të na ndihmojë të luftojmë korrupsionin me shërbimet elektronike, të përmirësojmë bujqësinë, arsimin, të parashikojmë disa fatkeqësi natyrore, por ajo mund të sjellë rreziqe të tjera reale”.
Bregu bëri thirrje që të investohet më tepër në drejtim të zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe ngritjes së laboratorëve rajonalë të inovacionit për trajnimin e të rinjve.
“Për të përfituar nga inteligjenca artificiale, nuk mund të ndërtojmë vetëm mjete inteligjente, duhet të ndërtojmë institucione inteligjente. Burimi më i madh në këtë rajon janë njerëzit. Nuk është litiumi, nuk është gazi, nuk është energjia elektrike, por janë njerëzit. Rajoni prodhon më shumë të diplomuar në TIK për frymë sesa shumë vende të BE-së. Nga Tirana në Beograd, nga Prishtina në Shkup, po shohim një brez të ri sipërmarrësish dhe inovatorë të IA-së, por shumica e tyre mezi presin të largohen nga vendet e tyre. Ata thjesht duan të zhvillojnë disa ide këtu dhe pastaj të shkojnë të punojnë diku tjetër. Pra, talenti, pa i ofruar mundësi, është humbje. Kjo është arsyeja pse ikja e trurit është një problem i madh që duhet të përmbyset. Investimi në qendrat rajonale të inovacionit është diçka që duhet ta mendojmë shumë seriozisht, duke ndërtuar ekosisteme ndërkufitare të startup-eve, duke i lidhur njerëzit tanë me mentorimin dhe tregjet e kryeqytetit evropian”.
Inteligjenca artificiale pritet të kontribuojë me 600 miliardë në ekonominë e BE-së deri në vitin 2030. Globalisht, më shumë se 15.7 trilionë. Vetëm 34% e njerëzve në rajonin tonë, në Ballkanin Perëndimor, kanë aftësi bazë digjitale, krahasuar me mbi 50% të atyre në vendet më të zhvilluara të BE-së, tha ndër të tjera Bregu.
Mendimi juaj

“Integrimi në BE, së shpejti hapim kapitullin 27” - Mjedisi, Jaupaj: Më i vështiri për shkak të vlerës financiare që duhet të investohet
Pas hapjes së disa kapitujve me Bashkimin Evropian, i radhës parashikohet të jetë Kapitulli 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike. Gjithçka u bë me dije nga......

Revolucion në fushën e ndërtimit? - Tulla e re mund të menaxhojë mbetjet e industrisë
Një tullë e bërë tërësisht nga rrënoja të ricikluara mund të ndihmojë në zgjidhjen e një prej sfidave më të mëdha mjedisore të industrisë së ndërtimit: si të......

Shqipëria përgatitet të presë “kriptogjigandët” - Dokuzi: Tregues i qartë që vendi është gati për adaptimin e kriptove
Përfaqësues nga platformat më të njohura të kriptomonedhave, si Binance, Bitget, si dhe një nga pionierët që adoptoi kriptomonedhën më të madhe në botë......

Rreth 48 mln euro më pak kursime në Prill/ Depozitat bien me 0.35% krahasuar me muajin Mars
Depozitat në paranë e gjerë paraqiten me zbritje përgjatë muajit Prill të këij viti, sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kështu, shifrat e......

Britania kërkon të ulë varësinë nga emigrantët - Çfarë përmban plani prej 3 miliardë paund?
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar një iniciativë gjithëpërfshirëse prej 3 miliardë paund për aftësi që synon trajnimin e 120,000 punëtorëve......

Prof.Dr.Donjeta Bali, drejtuesja e re e QSUT - Ministrja Koçiu: Një profesioniste me përvojë!
Prof.Dr. Donjeta Bali do të jetë drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Njoftimin e ka dhënë në rrjetet sociale ministrja e......

E-Albania zgjerohet edhe në nivel bashkie - 76.9 milionë euro hua për digjitalizimin e shërbimeve dhe prokurimin
Qeveria do të marrë një hua nga në vlerën e 76.9 milionë eurove me qëllim digjitalizimin e shërbimeve në 61 bashki të vendit, për të ofruar më shumë......

Rijetësimi i pallatit të sportit “Asllan Rusi” - Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve për PPP-në, projekti prej 118,000 m²
Qeveria ka autorizuar Korporatën e Investimeve Shqiptare, për të vepruar si zhvillues i pronës, me qëllim realizimin e projektit të investimit “Rijetësimi i......