Si duhet të deklarojnë hotelet gjatë sezonit? - Tatimet: Shmangni “paketat javore”, plotësoni faturat sipas shërbimeve

Ndërsa sezoni turistik veror ka nisur, Administrata tatimore u kërkon strukturave akomoduese, si hotele dhe bujtina, që të deklarojnë sipas ligjit net qëndrimet dhe të plotësojnë siç duhet faturat për shërbimet e akomodimit.
Përmes një njoftimi sqarues, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kërkon nga njësitë e akomoduese që në faturat e lëshuara dhe të fiskalizuara për shërbimin e akomodimit, të sigurohen që përshkrimi i artikullit në faturë të fillojë detyrimisht me emërtimin "Dhomë".
Po ashtu, është thelbësore që në çdo faturë të specifikohet saktësisht numri i ditëve apo netëve të qëndrimit në strukturën akomoduese, duke shmangur përshkrime të përgjithshme si "paketë javore" apo "ditore".
Tatimet kërkojnë gjithashtu që në faturat e lëshuara të jetë i ndarë qartë çmimi i përcaktuar për shërbimin e akomodimit nga shërbimet e tjera (restorant/çadra/shezlongë/pishinë), përveç rasteve kur shërbimi i akomodimit ofrohet në paketë të përcaktuar me shërbime shtesë. Subjektet që ofrojnë shërbimin e tyre dhe në stacione plazhi, duhet të mundësojnë lëshimin e faturës për çdo shezlong/ çadër.
Nga ana tjetër u kërkohet aplikimi i qartë i shkallës së TVSH-së.
Tatimet sqarojnë se shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar prej 6% aplikohet vetëm për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit si dhe përcaktimeve mbi Ligjin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Administrata Tatimore nxit strukturat akomoduese që të ndërmarrin hapat e mësipërm me qëllim lehtësimin e përmbushjes me sukses të detyrimeve tatimore duke theksuar se zbatimi i tyre siguron përputhshmëri me kërkesat ligjore; Lehtëson procedurat e raportimit dhe shmang verifikimet; Mundëson përfitimin e saktë të shkallës së reduktuar të TVSH-së si dhe kontribuon në formalizimin e sektorit të turizmit.
Udhëzimet sigurojnë zbatimin efektiv të vendimit të qeverisë të miratuar në mars, "Për përcaktimin e periudhës së shfrytëzimit dhe të nivelit minimal të kapacitetit të shfrytëzimit të strukturave akomoduese" dhe për të lehtësuar procedurat e raportimit.
Objektivat për kursimin e energjisë - Sistem monitorimi dhe verifikimi digjital për të vlerësuar arritjen
Qeveria do të ngrejë një sistem monitorimi dhe verifikimi digjital për të vlerësuar arritjen e objektivave kombëtare të eficiencës së energjisë në nivel......
Rritje e përgjithshme në kursin e këmbimit - Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse duket ta ketë nisur fundjavën në qëndrueshmëri ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme pasi është blerë këtë mëngjes......
Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3, Ministri Hasani: Rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk ka qenë ndonjëherë kaq i qartë
Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me......
Aktiviteti i biznesit në Eurozonë tkurret në maj - Sektori i shërbimeve pëson rënie, ndërsa prodhimi stabilizohet
Aktiviteti i biznesit në Eurozonë u tkurr në maj për herë të parë këtë vit. Një ndër faktorët kryesorë të tkurrjes ishte sektori i shërbimeve, që pësoi rënie......
Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?
Raporti i fundit mbi Kartat Blu tregon se Gjermania mirëpret më shumë punëtorë nga jashtë BE-së midis shteteve anëtare të bllokut. Berlini lëshoi rreth......
AKMC bashkëpunim me Francën për menaxhimin e emergjencave civile!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mirëpriti një delegacion francez të përfaqësuesve të Kursit të Studimeve të Larta të Ministrisë së Brendshme të Francës......
“30 mln euro mbështetje financiare për bizneset” - Nga kreditë, te asistenca teknike, çfarë përmban programi italo-shqiptar?
Programi i përbashkët i Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane, ka në fokus zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me anë të ndërhyrjeve të cilët......
Turi rajonal, Kaja Kallas vizitë në Ballkan - Përfaqësuesja e BE-së takon liderët e partive në Kosovë
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka nisur turin në Ballkanin Perëndimor. Si pjesë e vizitës rajonale, ajo do......





