Si duhet strukturuar shoqëria civile në integrimin në BE? - Ibrahimaj: Qëllimi ynë, të krijojmë një Këshill Ekonomik në Shqipëri
Dialogu Europian, shoqëria civile dhe integrimi europian, ishin temat të cilat u diskutuan në takimin që organizoi Ambasada Francezë dhe Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
Në këtë takim, mori pjesë dhe Presidenti i Këshillit Ekonomik, Social dhe Mjedisor Thierry Beaudet, i cili prezantoi rekomandimet kryesore të raportit, të përgatitura nga Këshilli Ekonomik, Social dhe Mjedisor në konsultim të ngushtë me aktorët shqiptarë mbi skenarët e mundshëm për strukturimin e dialogut trepalësh midis qeverisë dhe aktorëve socialë.
Raporti propozon krijimin e një institucioni të vetëm për të rritur efektivitetin e konsultimeve dhe për të kontribuar në mënyrë të prekshme në reformat në vazhdim.
“Shoqëria civile e organizuar luan një rol thelbësor në forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe besimit midis autoriteteve publike dhe qytetarëve. Raporti që i dorëzova Kryeministrit paraqet propozime për strukturimin e këtij dialogu, duke e zhvilluar atë në bashkëpunim midis organizatave të shoqërisë civile dhe autoriteteve publike.”
Ndërkohë, sipas ministres Ibrahimaj, krijimi i një Këshilli Ekonomik, Social dhe Mjedisor në vendin tonë, do të përmirësojë klimën mes institucioneve, sektorit privat dhe shoqërisë civile.
“Qëllimi ynë është krijimi i një Këshilli Ekonomik, Social dhe Mjedisor në Shqipëri, një strukturë e cila do të garantojë një dialog të rregullt dhe të qëndrueshëm midis institucioneve shtetërore, sektorit privat dhe shoqërisë civile. Modeli i suksesit të KESM-së në Francë na shërben si një shembull i rëndësishëm mbi mënyrën se si mund të institucionalizojmë këtë dialog dhe ta kthejmë atë në një forcë që ndikon drejtpërdrejt në hartimin dhe zbatimin e politikave.”
Ndërkohë përfaqësues nga sektori privat, shoqëria civile dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian, theksuan se duhet një angazhim i fortë për të thelluar përfshirjen qytetare dhe për të forcuar dialogun institucional, duke hapur rrugën për një proces anëtarësimi më gjithëpërfshirës dhe efektiv në BE.

Italia bllokon DeepSeek ndërsa shtetet e tjera anëtare hapin hetime lidhur me sigurinë!
Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave, Garante ka ndalur përpunimin e të dhënave personale të italianëve nga DeepSeek sepse agjencia nuk është e......

Jo vetëm diell, 9 licenca të reja për HEC-e - Parashikohet ndërtimi i 10 HEC-eve të vegjël, fuqia totale e instaluar do jetë 31 MW
Teksa rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike duket se është fokusuar te centralet e diellit, gjatë vitit 2024 janë dhënë edhe një numër......

Depozitat e reja me postë në Bankën e Zhvillimit - Si funksionon modeli italian dhe si do zbatohet në Shqipëri?
Banka Shqiptare e Zhvillimit do të ngrihet me ndihmën e një prej bankave më të mëdha të zhvillimit në Evropë, e cila është ajo e Italisë, Cassa Depositi e......

Hyn në fuqi ulja e çmimit të energjisë - Tarifimi sipas kategorive, zbritja reflektohet në faturat që paguhen në mars
Data 1 shkurt shënon hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, teksa ulja e tarifave do të reflektohet te fatuarat......

Cilat janë masat e bankave ndaj sfidave mjedisore? - Tanku: Banka e Shqipërisë po punon për ngritjen e sistemit të taksonomisë
Financat e gjelbra i referohen investimeve financiare që shkojnë për projekte dhe nisma të zhvillimit të qëndrueshëm, produkte mjedisore dhe politika që......

Greqia, eksportuese neto e energjisë në 2024 - Burimet e rinovueshme, hidrocentralet mbuluan mbi 50% të kërkesës
Greqia ishte një eksportuese neto e energjisë në 2024, me burimet e gjelbra që mbuluan më shumë se gjysmën e totalit të gjeneruar. Ndërsa kërkesa për energji......

Projeksionet/ Sa emigrantë mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit? Deri tani shifrat flasin për rreth 111 mijë kërkesa dhe 64 mijë miratime
Në shumë shtete, pjesëmarrja e diasporës në votim është përgjithësisht më e ulët se ajo e votuesve vendas, kryesisht për shkak të sfidave logjistike si......

Integrimi në tregun e punës dhe programi i përfitimit - Subvencionim me 6 paga dhe 12 muaj kontribute
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një njoftimi në rrjete sociale bën të ditur Programin e Punësimit, një program 1 vjeçar......