Shqipëria Postuar më 30 Janar 2025, 11:26

Si duhet plotësuar deklarata personale për tatimin mbi pagën? - Ndryshon formula e aplikimit të zbritjeve tatimore për punonjësit

Nga Elisabeta Dosku

Si duhet plotësuar deklarata personale për tatimin mbi pagën? -

Deklarata e listëpagesës e cila duhet të dorëzohet deri më 31 mars 2025 pranë administratës tatimore ka ndryshuar, në funksion të ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat. Bizneset dhe të punësuarit e tyre, aktual dhe ata rishtazi, duhet të ndryshojnë deklaratën mbi statusin personal.

Por çfarë është deklarata e statusit personal?

Çdo i punësuar ka të drejtën e përfitimit të zbritjes nga vlera e tatueshme e të ardhurave nga paga, të shumave të përcaktuara, sipas pikës 1 të Nenit 22  të ligjit, vetëm 1 herë gjatë 1 periudhe kalendarike mujore.

Deklarata e statusit personal, duhet të nënshkruhet nga të dyja palët (subjekti tatimpagues dhe i punësuari) përpara fillimit të marrëdhënies së punësimit  apo para pagesës së parë të të ardhurave të tatueshme të punësimit;

Në rastin kur një individ ka më shumë se 1 punësim gjatë 1 muaji, deklaratën e statusit e dorëzon vetëm tek 1 subjekt dhe zbritja aplikohet vetëm në listëpagesën që dorëzon ky subjekt. Në subjektin/et e tjetër/ra përllogaritja e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi do të kryhet mbi pagën bruto.

Listëpagesa e re do të përmbajë një kutizë për deklaratën e statusit personal. Kjo përzgjedhje (check) mundëson që të zbriten nga baza tatimore shumat e përcaktuara në varësi të pagës bruto që kanë. Të gjithë punëdhënësit, punëmarrësit e të cilëve rezultojnë të punësuar vetëm në një punëdhënës (përpara datës 01.01.2025) do ta kenë automatike check box për "Statusin Personal", por ata do e mbajnë këtë check vetëm në rast se punëmarrësi dhe punëdhënësi kanë nënshkruar deklaratën e Statusit Personal.

Është detyrim ligjor që zbritjet tatimore do të bëhen nga punëdhënësi.

Në rast se një individ është i punësuar në më shumë se një punëdhënës, kutiza nuk do të jetë e plotësuar pasi deklarata e statusit personal duhet dhe mund të përzgjidhet vetëm nga njëri prej punëdhënësve, i cili duhet të përcaktohet nga vetë i punësuari.

Personat fizikë të vetëpunësuar bëjnë përjashtim nga deklarata e statusit personal.

Ndryshimet ligjore prekin vetëm formën e deklarimit dhe tatimit mbi të ardhurat, pasi shkallët tatimore progresive për përllogaritjen e tatimit nuk kanë ndryshuar, ato janë 13% dhe 23%.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat