Si duhet motivuar tregu i punës? - Kasmi: Duhen mbështetje nga shteti dhe punëdhënësi për punonjësit
Qeveria shqiptare ka gati mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme përmes fondeve financiare. Ky fond t’u shërbejë për rritjen e konkurrueshmërisë, zhvillimit të tyre si dhe investimeve në inovacion dhe teknologji.
Por sipas ekspertes së punësimit Eni Kasmi, mbështetja financiare e shtetit për sektorin privat ka rëndësi të madhe pasi u ofron shumë mundësi zhvillimi edhe punonjësve.
“Nëse do të flasim për sektorin privat, ka shumë mundësira. Mund të jenë akordimi i granteve të ndryshme për kompaninë në të cilat bilanci vjetor do të jetë i ulëtdo të thotë që ky punëdhënës ka mbajtur shumë mirë punëtorët e vet apo punonjësit e vetë dhe këta pse jo, të mos shoqërohen me një grant apo bonus vjetor me qëllim që punëdhënësi këtë bonus, vitin tjetër ta kaloj buxhetin e trajnimeve apo në buxhetin edhe të aktiviteteve sociale që mund të ketë një udhëtim shumë të bukur, dhe kjo i mban afër punonjësit. Një diçka tjetër që mund të propozonim është se nëse ne kemi potencial të mirë në kompani dhe dhe ata janë mirë me profesionin etyre. Mund t’u japim mundësi për t’u trajnuar, qoftë edhe jashtë vendit duke i ofruar programe trajnimi dhe shkollimi, të financuara në disa përqind të vetë punëdhënësit, dhe në disa përqind shteti. Do të ishte shumë e mirë dhe kjo i detyron punonjësit që pas trajnimit të kthehen në vendin e punës. Dhe ata nuk e kanë humbur vendin e punës, por edhe ne nuk kemi humbur punonjësin.”
Sektori privat është gjithashtu një actor kyç në motivimin e tregut. Sipërmarrësit dhe investitorët duhet të japin kontributin e tyre në zhvillimin e prodhimit, inovacioit dhe krijimin e mundësive për punësim.
“Në qoftë se dëshirojmë që ky punonjës, jep në vendin e punës dhe ka mundësi për t’u rritur është potencial, dhe ky ka plan karriere dhe zhvillimi. Këto lloj planesh e afrojnë punonjësin me kompaninë. Zakonisht kompanitë e mëdha, në momentin që kanë pozicione vakante duhet t’i shpërndajnë brenda kompanisë së tyre dhe kalojnë të rekrutojnë njerëz të rinj. Nëse nuk do të ketë aplikime nga brenda atëhere mund të marrrin punonjës të rinj. Në momentin që neve ngremë punonjësit, nga brenda vetë kompanisë kemi dhënë një shkak dhe një motivim shumë të mirë për punonjësit që rekrutohen në atë kompani, janë junior dhe mund të kalojnë në pozicione më të mira nesër, pasnesër.”
Sondazh

Kriza e kakaos po arrin kulmin - Çmimi është rritur me 54% që nga fundi i vitit 2024
Kriza globale e kakaos vazhdon të shtohet, me shpresat për rimëkëmbje që zbehen dhe çmimet që arrijnë lartësi të paprecedenta. Rritjet e çmimeve të kakaos......

SHBA kufizon më tej eksportet e çipeve - Rregullat e reja synojnë të pengojnë Kinën në zhvillimin e sektorit
Qeveria amerikane njoftoi se do të kufizojë më tej eksportet e çipeve dhe teknologjisë së inteligjencës artificiale, për të mbajtur “pushtetin” në Shtetet e......

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit? Eksportet u dominuan nga lëndët djegëse dhe veshjet, por me rënie të ndjeshme
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me......

Greqi, Mitsotakis propozon presidentin e ri - Votimi për Konstantin Tasulas pritet të mbahet më 25 janar
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përzgjedhur kryetarin e parlamentit Konstantin Tasulas nga partia e tij e qendrës së djathtë Demokracia e Re për......

Në 4 vite, 29% më shumë makina në pronësi të qytetarëve/ Në vitin 2024 mbi 65,000 mjete u regjistruan në emër të tyre
Në vitet e fundit, numri dhe struktura e pronësisë së makinave ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme. Të dhënat zyrtare të publikuara nga DPSHTRR ofrojnë një......

Çfarë do të ndodhë me karburantin, alkoolin e duhanin? - Projekti, parashikohet rritje e akcizës. Hiqen përjashtimet
Ministria e Financave do të kryejë një analizë të detajuar, në lidhje me nivelet minimale të akcizës për çdo kategori produkti që importohet apo prodhohet në......

“Të ulet çmimi kufi për naftën ruse” - 6 vende të BE bëjnë thirrje për sanksione më të forta ndaj Kremlinit
Gjashtë vende të Bashkimit Evropian i kërkuan Komisionit Evropian të ulë kufirin e çmimit prej 60 dollarësh për fuçi të vendosur për naftën ruse nga shtetet......

Shqipëria dhe Italia, me lidhje nënujore energjetike - Marrëveshje trepalëshe me Emiratet e Bashkuara Arabe. Kosto, rreth 1 mld euro
Shqipëria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme. Në Abu Dhabi është nënshkruar marrëveshja......