Shqipëria Postuar më 18 Nëntor 2025, 13:53

Si do të zhvillohet ekosistemi i start up-eve? - Ymeri: Agjencia do të përdorë instrumenta teknikë dhe financiarë  

Nga Diamila Leka

Si do të zhvillohet ekosistemi i start up-eve? - Ymeri: Agjencia do të

Zhvillimi i ekosistmit të start up-eve, është një nga fokuset kryesore të agjencisë së Startup Albania. Sipas drejtorit të kësaj agjencie, do të përdoren dy instrumente kryesore, të cilët do të shërbejnë si hapi i radhës së zhvillimit të ideve të reja.

Arjan Ymeri Drejtor i Agjencisë Startup Albania:

“Ne jemi fokusuar në insturmenta teknik dhe financiar. Instrumentat teknik kanë të bëjnë më shumë me eksplorimin apo mbështejten nëpërmjet programeve të ndryshme. Ky është një instrument teknik që ne ofrojmë. Instrumenti tjetër është mbështetja për të nisur procesin e ndërkombëtarizimit që ka të bëjë më shumë me ekspozimin e produkteve dhe shërbimeve që kompanitë ndërtojnë përtej tregut shqiptar.”

Ndërsa, instrumenti i dytë është ai financiar i cili mbështet edhe financimin në grup ose siç quhet crowdfunding.

“Instrumenti financiar ka të bëjë më shumë me crowdfunding, që është një prej instrumentave që Banka Botërore po zhvillon dhe kemi qenë të interesuar që prej fillimit, që ky instrument të eci sa më shpejt, të adoptohet sa më mirë nga tregu jonë dhe agjencia ka për detyrë ta promovojë në formën më të mirë të mundshme që ne ta shikojmë si potencial për ta zhvilluar. Croëdfunding, është një instrument dhe kemi dhe insturmente të tjerë, që kanë të bëjnë me investime nga individë.”

Sipas Ymerit, grantet do të jenë prezent për mbështejten e ideve të reja, i cili do të mbetet një nga instrumentët kryesorë që start up-et të rriten në vendin tonë dhe të ketë jetëgjatësi në operimin e aktivitetit të tyre.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat