Si do të transformohen rrugët e ish-Bllokut? - Eleminimi i parkimeve dhe zgjerimi zonave të këmbësorëve
Gjatë viteve të fundit, kryeqyteti ka pësuar një transformim urban, edhe në shtimin e hapësirave të këmbësorëve. Sheshi Skënderbej, ishte projekti i cili u transformua nga një zonë me trafik të rënduar në një hapësirë të gjerë për këmbësorët. Po ashtu, rruga “Murat Toptani”, është një nga rrugët më të vjetra këmbësore në Tiranë dhe një nga destinacionet e njohura për ecje.
“Projekti më i ri në kryeqytet, parashikon kthimin e ish-Bllokut në një zonë të këmbësorëve, ku fokus do të jenë hapësirat e ridizajnuara urbane. Në këtë projekt parashikohen të ridimensionohen rrugët “Ismail Qemali”, rruga “Brigada VIII”, si dhe rruga “Pjetër Bogdani”. Por çfarë parashikon ky projekt dhe cilat do të jenë ndryshimet që do të bëhen?”
Rruga “Ismail Qemali”, duke qenë një rrugë kryesore, do të ketë një korsi biçikletash dhe nga dy do të konceptohet në një rresht parkimi. Gjtihashtu në këtë rrugë, do të shtohen elementët si bordurat, element tjerë si ulëset e stolave për qytetarët, trafikndarëset e bicikletave. Ndërkohë ngjyrat do të jenë njësoj si të përdorura për ulëset e stolave të sheshit Skënderbej, apo Bulevardi Zogu i Parë.
“Ndërkohë në rrugën “Pjetër Bogdani” dhe “Brigada VIII”, rreshti i parkimit të makinave do të kthehet në një zonë dedikuar këmbësorëve. Kjo do të kontribuojë dhe në bizneset e zonës përpos faktit që do të jetë më e rehatshme për këmbësorët dhe më fleksibël.”
Projekti gjithashtu është i aplikuar në kryqëzimet e këtyre rrugëve dhe rrugës “Sami Frashëri”, si dhe përfshin disa rifinitura të rrugës “Vaso Pasha”. Po ashtu, përpara institucioneve arsimore do të realizohen sheshe të sigurta, të cilat do të mundësojnë akses më të lehtë dhe më të sigurt për fëmijët, duke reduktuar rreziqet nga trafiku dhe duke krijuar një ambient më të përshtatshëm për prindërit dhe nxënësit.
Sondazh

"Grabitja më e madhe e kriptove e të gjitha kohërave" - Platforma e kriptove Bybit mbyll hendekun prej 1.5 miliardë dollarë
Platforma e kriptove me bazë në Dubai, Bybit njoftoi se ka mbyllur një hendek prej 1.5 miliardë dollarësh (1.4 miliardë euro) në fondet e vjedhura nga......

Shtrenjtohen faturat e energjisë në Britani - Rregullatori njofton rritjen e kufirit të çmimit me 6.4%
Miliona britanikë do të paguajnë kosto më të larta të energjisë nga prilli, pasi rregullatori Ofgem tha se kufiri i brendshëm i çmimit do të rritet me 6.4%,......

Cilët qytete regjistruan më shumë biznese? - Në Shqipëri, u hapën 845 sipërmarrje më pak në 2024
Nga Tirana si qendra kryesore ekonomike, deri në qytete më të vogla me potencial unik, sipërmarrësit po gjejnë hapësira për të inovuar dhe investuar në......

Të huajt preferojnë Shqipërinë edhe në dimër/ Rreth 14.5% më shumë në janar. Shtohen vizitorët nga Afrika, Azia dhe Europa
Shqipëria po vijon të konsolidohet si një destinacion turistik që nuk tërheq vizitorë vetëm në sezonin klasik të verës por gjatë gjithë vitit. Të dhënat më......

Nis shlyerja e borxheve të ujësjellësve - Balluku: Lajm i mirë për ekonominë, tregon konsolidimin e sektorit
Borxhet e akumuluara nga qytetarët për furnizimin me ujë kanë filluar të shlyhen. Lajmi është dhënë nga Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i......

Si ndikoi turizmi në rritjen e konsumit? - Buxheti siguron 137 milionë euro më shumë nga TVSH-ja
Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shpenzuar më shumë për produkte dhe shërbime brenda vendit përgjatë vitit 2024. Të dhënat zyrtare të......

Shqipëria zgjidhet në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmat Detare!
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se Shqipëria është zgjedhur në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmat Detare (IALA) fakt ky që tregon......

Vota e diasporës: Propozohet shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit deri në fund të majit!
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi sot Aktin Normativ “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë......