Si do të tatohet fitimi nga kriptot? - Dokuzi: Projektligji ndryshon atë aktual prej 15%. Merren parasysh edhe humbjet

Tatimi për fitimin nga investimi në kriptomonedha do të bazohet edhe në sa humbje ke pasur nga ky investim. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka publikuar së fundmi për konsultim publik një projektligj që rregullon tregun e kripto-aseteve në vend.
I pyetur mbi këtë zhvillim, eksperti i IT, Shahin Dokuzi tha për Televizionin Scan se kjo është një nismë pozitive për të gjithë ata që investojnë aktualisht në kriptomonedha ose kanë interes për të investuar në vijim.
“Nëse dikush tani do të investojë në kriptomonedha dhe do që t'i tregojë në bankë ose të marrë paratë, duhet të paguajë 15% pa u llogaritur humbja. Për shembull, nëse unë hedh 1000 euro dhe fitoj 100, do duhet të paguaj 15% të 1100, se teknikisht i bie që unë këtu të humbas, ndërsa në këtë rast do të llogaritet edhe se sa investon ose sa është humbja, le të themi rastin e platformave në Amerikë. Amerika ka disa platforma të vetat që i ka të licencuara dhe ajo bën llogaritjen e humbjes dhe fitimit”, u shpreh eksperti.
Ai theksoi se investimi në kriptomonedha mbart risk, ndaj ata që investojnë duhet ta njohin mirë si funksionon dhe të tregojnë kujdes.
“Është nxjerrë një ligj në 2020 që mund të tregtosh ose mund të pranosh pagesa në kriptomonedha, duhet të paguash tatim 15%, vetëm kjo ka qenë diçka e bazuar dhe nuk ka qenë shumë e detajuar më parë. Pjesa e investimit duhet parë me kujdes me thënë të drejtën, që të investosh është shumë risk”, tha Dokuzi.
Në vend që të jenë para fizike që mbahen me vete dhe shkëmbehen në botën reale, pagesat me kriptomonedha ekzistojnë thjesht si hyrje digjitale në një bazë të dhënash online që përshkruan transaksione specifike.
“Pabarazi” territoriale mes Tiranës dhe qyteteve të tjera - Hasalla: Zgjidhja, hapje biznesesh larg kryeqytetit
Në Shqipëri po vërehet një ndryshim i madh demografik, i cili po ndikon drejtpërdrejt jo vetëm në jetën sociale të qyteteve, por edhe në ekonominë e vendit.......
Bizneset shqiptare në bujqësi dhe tekstile: drejt tregut të BE - UNIDO dhe qeveria suedeze mbështesin transformimin e gjelbër
Bizneset shqiptare në sektorin e tekstilit, këpucëve dhe bujqësisë përballen me sfida në rritje: kosto në rritje, kërkesa më të rrepta të qëndrueshmërisë......
Investime në rrugë, parkime e ujësjellësa - Buxheti i FSHZH rritet me 17%, 19.74 mld lekë të planifikuara për vitin 2026
Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ketë një buxhet prej 19.74 mld lekë për vitin 2026 apo gati 17% më shumë se një vit më parë. Sipas tabelave që shoqërojnë......
63.7 milionë lekë nga tarifat e prokurimeve - Cili nga autoritetet kontraktore ankohet më shumë në KPP?
Në Buletinin e Komisionit të Prokurimeve Publike, raportohen 158 ankesa nga operatorët ekonomik për tenderat në muajin tetor. Ndërsa në periudhën 10-mujore,......
Studentët verifikojnë online numrin e matrikullimit/ E-Albania me shërbim të ri, Kryeministri Rama: Thjeshtohen procedurat
Platforma e-Albania ka shtuar një shërbim të ri elektronik, i cili u mundëson studentëve dhe ish-studentëve nga viti akademik 2011–2012 e në vijim të......
Bizneset, “të pasigurta” për ecurinë e aktivitetit - BSH: Konsumatorët, të vetmit me rritje të besimit në ekonomi gjatë nëntorit
Konsumatorët ishin të vetmit me besim në ekonominë shqiptare gjatë muajit nëntor, ndërsa bizneset u treguan më pesimiste. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të......
2.4 milionë euro për sigurinë ndaj pesticideve - Nga viti 2026 nis projekti i ri për fuqizimin e laboratorëve në ISUV
Vitin e ardhshëm do të nisë një projekt i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe ngritjen e infrastrukturës teknike për analizat e mbetjeve......
Familjet shqiptare jetojnë “ngushtë”/ Eurostat: Më shumë se gjysma e popullsisë, në banesa të mbipopulluara
Në një kohë kur çështja e strehimit po bëhet gjithnjë e më qendrore në debatet shoqërore, të dhënat e fundit të Eurostat-it për vitin 2024 vendosin......





