Si do të rimbursohen 6 mijë profesionistë të lirë? - Nisin diskutimet e nismës së PD në Kuvend/ Të falen edhe kamatëvonesat e vendosura
6541 tatimpagues që furnizojnë shërbime profesionale kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 janar 2024 deri me 30 qershor 2024 në vlerën 500 milionë lekë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili tatonte profesionistët e lirë me një normë nga 15-23 %, deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili shfuqizoi këtë nen.
Ndërsa pjesa tjetër e tatimpaguesve rezulton të jetë ngarkuar me detyrime tatimore dhe për shkak të mospagesës të jenë akumuluar edhe kamatëvonesa. Ndonëse ky ligj është shfuqizuar, profesionistët e lirë ende nuk janë kompensuar mbi tatimin që kanë paguar dhe po ashtu ende nuk është përcaktuar një rrugë se si do ti marrin pas këto para.
Nisur nga vullneti i qeverisë dhe gatishmëria për të rimbursuar këtë kategori, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një iniciativë ligjore që synon të ofrojë zgjidhje për rimbursimin e tyre.
Komisionet Kuvendore kanë nisur diskutimet mbi nisëm e Partisë Demokratike, sipas së cilës, kërkohet që “Të gjithë tatimpaguesve, të cilët furnizojnë shërbime profesionale, që kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 janar 2024 - 30 qershor 2024, administrata tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i kalon shumat e paguara për llogari të detyrimeve të tjera tatimore, të papaguara nga tatimpaguesit. Pas kësaj, me kërkesë me shkrim, te tatimpaguesit, shuma e mbetur, nëse ka, rimbursohet automatikisht në llogarinë e tatimpaguesit ose kalohet për llogari te detyrimeve tatimore te ardhshme te tatimpaguesit”.
Po ashtu, shtohet edhe pika që synon të heqë gjobat në rastet kur këto detyrime nuk janë paguar. Pika e propozuar synon që “të gjithë tatimpaguesve, të cilët furnizojnë shërbime profesionale, që janë ngarkuar me detyrime tatimore të papaguara për periudhën 1 janar 2024 - 30 qershor 2024, sipas nenit 69, të ligjit "Për tatimin mbi te ardhurat 2023 i ndryshuar, i shfuqizuar me vendimin nr. 52, datë 27.06.2024 të Gjykatës Kushtetuese, administrata tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, fshin nga sistemi detyrimin tatimor se bashku me kamatëvonesat”.
Sondazh

Gonxhja: Klima e biznesit është përmirësuar/Ambasada e SHBA dhe AmCham: Duhet verifikim i investimeve
Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon krijimin e kushteve të favorshme për thithjen e kompanive amerikanë që janë të interesuara të investojnë në vendin tonë.......

‘Ndryshon antikorrupsioni’, Qeveria emëron drejtorin e ri të DPAK
Me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave Insidor Rexhepi është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.......

Pse titanët e kapitalit të Europës mbeten pas 7 gjigandëve të SHBA-së?
Aksionet europiane me mega-cap (aksione me një kapitalizim ose vlerë tregu mbi 200 miliardë dollarë) vazhdojnë të luftojnë për të mbajtur ritmin me......

Investimet në rrjetin energjitik/ Ibrahimi: Vitin e ardhshëm do përqëndrohemi në zonat turistike
Në 10 mujorin e parë të këtij viti, të dhënat nga OSHEE tregojnë se niveli i humbjeve në rrjetin energjitik ka rënë në 17.27%. Drejtori i Departamentit të......

Aksionet europiane bien në nivelin më të ulët në 3 muaj në mesin e shqetësimeve gjeopolitike!
Tregjet e aksioneve europiane arritën nivelin më të ulët në tre muaj, të nxitura nga një shitje me bazë të gjerë pas sulmit të paprecedentë të Ukrainës në......

Pse Europa po përballet me një krizë të rëndë të prodhimit të drithërave?!
Europa po përballet me një krizë të rëndë të prodhimit të drithërave, e përkeqësuar nga kushtet e pafavorshme të motit, kostot e larta të prodhimit me çmime......

Grindja tregtare BE-SHBA: KE synon një listë të re produktesh amerikane për tarifa hakmarrëse importi!
Komisioni Europian po përgatit një listë të produkteve amerikane për të vendosur tarifa hakmarrëse importi në një grindje të vazhdueshme tregtare mbi......

Begaj nis konsultat për datën e zgjedhjeve - Takime me partitë politike, Presidenti: Proces i rëndësishëm
Presidenti Bajram Begaj ka nisur një proces konsultimi me partitë politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen vitin e......