Shqipëria Postuar më 6 Nëntor 2024, 12:58

Si do të reformohet arsimi profesional? - Gonxhja: Nga totali investimeve të ministrisë, 40% shkojnë për kulturën

Nga Diamila Leka

Si do të reformohet arsimi profesional? - Gonxhja: Nga totali investimeve

Projektligji “Për Buxhetin e Vitit 2025”, u diskutua në parim në Komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Gjatë relacionit për buxhetin për Kulturën, ministri i Ekonomisë, Kluturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi se ky projektbuxhet i jep vëmendje të shtuar artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

“Nga totali i investimeve 4.35 mld lekë të MEKI, 40% të totalit shkojnë për programet e kulturës. Synojmë rritjen e aksesit në kulturë, zgjerimi dhe përmirësimi i tregjeve kulturore, zanati, zejeve etj. Një nga ndërhyrjet që kemi bërë në planifikimin e buxhetit ulja e 18.2% e fondeve për administrim dhe menaxhim të sektorëve që mbulojmë. Në këtë projektbuxhet do të forcojmë një kuadër makroekonomik realisit.”

Ndërkohë, në parim u diskutua dhe projektbuxheti i dedikuar arsimit profesional. Zëvendësminsitrja Olta Manjani theksoi se kjo reformë garanton cilësi dhe ka lidhje të ngushtë me tregun e punës.

“Ka rritje të përmirësimit për arsimin profesional. Rritja e buxhetit për arsimin profesional, ka përmirësuar cilësinë e arsimit profesional. Fokus përmirësim i infrastrukturës dhe shkollave profesionale. Pajisje me teknologji të avancuar. Në projektbuxhetin e 2025 janë alokuar 4.5 mld lekë, për vitin 2026 janë alokuar 4.42 mld lekë dhe për 2027 janë alokuar 4.23 mld lekë.”

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat