Si do të paguhen taksat e mjeteve në e-Albania? - Haxhiu: Kjo risi është kursim financiar dhe kohe për qytetarët
“Të gjithë ata qytetarë të cilët disponojnë një mjet, që prej ditës së sotme, nuk do të kenë më nevojë për të shkuar pranë sporteleve për të paguar taksat e mjeteve të tyre, por ky shërbim për ata do të ofrohet përmes aplikacionit dhe portalit qeveritar e-Albania."
Por cilat janë përfitimet që qytetarët do të kenë nga kjo risi e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor?
“Sigurisht nën moton dhe projektin tonë “Vëmendja tek qytetarët”, duke filluar nga sot 30 shtator, DPSHTRR, në bashkëpunim me AKSHI-n dhe e-Albanian sjellin risi pagesën online të taksave të automjeteve, nëpërmjet portalit e-Albania. Që do të thotë në parim, kursim ecejakesh të qytetarëve apo subjekteve, rrugën nga puna e tij, deri në ambientet tona, në drejtoritë rajonale, dhe kjo në një përllogaritje kursen rreth 57 mln lekë të reja. Kjo risi shkon përrreth 157 mijë drejtues mjetesh, gjithashtu kursen rreth 4.7 milionë km, pra ecejake DPSHTRR, DSHTRR dhe ambienti ku ai mund të punojë, pra është një mesatare e tillë. Dhe gjithashtu, rreth 331 mijë litra karburant. Është një lehtësi mjaft e madhe, kursim financiar, në kohë dhe kursim në çdo aspekt tjetër të jetës së qytetarit,” thotë Endri Haxhiu, Drejtor DPSHTRR.
Por cilat janë hapat për të bërë pagesën e taksave të automjeteve përmes e-Albanias?
“Qytetari mjafton të ketë aplikacionin e-albania në kompjuter apo telefonin e tij, të identifikohet si përdorues, të shkoj te hapësira paguaj taksat e mia, pra gjithmonë nëse është pronari i mjetit apo i mjeteve, si qytetar po ashtu edhe subjekt dhe të ndjek të gjitha hapat e nevojshme deri në finalizimin online në kohë reale të pagesës së taksave. Kjo është një risi shumë e madhe, një lehtësi shumë e madhe për qytetarët”, tha ai.
Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, thekson se do të vijojë bashkëpunimin me të gjithë sektorin bankar për të sjellë edhe më shumë hapësira në procesin e pagesave, si dhe aksesin në shërbimet digjitale, me të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri.

Shpallen fituesit për rikonstruksionin e Urës së Milotit - Pritet që punimet të mbyllen brenda tetë javëve
Rreth 5 javë pasi hapi tenderin, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur kompaninë fituese që do të kryejë ndërhyrjet emergjente për rikonstruksionin......

“Plan 3-vjeçar për reduktimin e parasë fizike” - Ibrahimaj: Luftë ndaj ekonomisë informale, përmirësim të klimës së investimeve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një deklarate për mediat, u ndal në zbatimin e një plani 3-vjeçar, që qeveria do të zbatojë......

Rreth 12 mijë kërkesa për leje ndërtimi gjatë 8 muajve të pare të 2025/ Që nga 2022 mesatarisht 20 mijë aplikime për vit
Që prej vitit 2016, procesi i aplikimit për leje ndërtimi është dixhitalizuar përmes platformës e-Albania, duke u kthyer në një nga shërbimet më të përdorura......

Ndërtimi dhe informacioni “thithin” më shumë kredi/ Tregtia, tradicionalisht huamarrësi kryesor, shënoi një rënie prej 35%
Kreditimi i korporatave jofinanciare private vijoi tkurrjen edhe në gusht, duke rënë me 7.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke......

Gjermani, papunësia rritet mbi pritshmëritë - Tregu i punës nuk ofron stimujt e nevojshëm për rimëkëmbje
Papunësia në Gjermani u rrit më shumë se sa pritej në shtator, sipas të dhënave të zyrës së punës, ndërsa tregu i punës po përballet me vështirësi për t’u......

Si i ruajnë paratë shqiptarët në bankë? - BSH: Depozitat 1-mujore, “në ditët më të mira”. Rritje rekord me 7% në gusht
Pavarësisht se shumica e qytetarëve i kyçin kursimet e tyre në bankë për një kohë të gjatë, duket se së fundmi po shtohen edhe ata që i fusin paratë në......

Itali, të ardhurat tatimore në rritje - Inflacioni, zgjerimi i punësimit nxisin fitimet dhe ulin deficitin buxhetor
Të ardhurat tatimore të Italisë po rriten më shpejt se sa ishte parashikuar, falë zgjerimit të punësimit dhe inflacionit. Kjo tendencë po e ul deficitin......

30 shtatori, afati i fundit për programin e vetëpunësimit - Grante deri në 1 milion lekë për ide të reja biznesi
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën me dije, se deri më 30 shtator është afati i fundit për të gjithë punëkërkuesit e papunë me një ide të qartë......