Si do të luftohen mashtrimet me taksat? - Plani i ri strategjik i tatimeve 2024-2028 me 4 shtylla kryesore
Administrata tatimore ka prezantuar planin strategjik 2024-2028 i cili synon ndërtimin e një "Administrate të zgjuar dhe moderne”.
Plani fokusohet në katër shtylla kryesore: Rritjen e efiçencës së mbledhjes së të ardhurave tatimore duke nxitur përmbushjen vullnetare; Modernizimin e sistemeve dhe proceseve të administratës tatimore; Progresin organizativ dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzor; Integrimin në BE dhe përafrimin me standardet europiane.
Sa i takon shtyllës së parë, synohet të ndërhyhet në gjurmimin e mashtrimeve tatimore, evidentimin e rasteve të konsumimit të elementëve të veprave penale dhe dërgimi i autorëve para organeve të Drejtësisë dhe/ose marrja e masave administrative përkatëse.
Ndër masat e tjera përmendet kontrolli tatimor i përqendruar tek tatimpaguesit, risqet dhe sektorët ekonomikë të cilët kanë gjeneruar humbje të konsiderueshme në buxhetin e shtetit; Zhvillimi i metodave të reja të analizimit të të dhënave në mënyrë elektronike gjatë kontrollit tatimor duke u mbeshtetur gjërësisht në të dhënat e fiskalizimit; Përmirësimi i kapaciteteve në kontrollin e produkteve me risk të lartë tatimor me qëllim verifikimin elektronik të të dhënave në zinxhirin e transaksioneve; Përdorimi i qasjes për parandalimin e mashtrimeve tatimore mbështetur në monitorimin dhe komunikimin e vazhdueshëm me tatimpaguesit, në mënyrë që të stimulojnë korrigjimin vullnetar dhe në kohë të sjelljes jo të rregullt; Përmirësimi i kapaciteteve për analizimin e deklarimeve të tatimpaguesve degë të shoqërive shumëkombëshe dhe gjithashtu mbajta në vëmendje e riskut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; Zhvillimi i teknikave të reja të kontrollit tatimor për individët me të ardhura të larta, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e efektivitetit të tyre.
Sa i takon shtyllës dy për modernizimin e proceseve të administratës tatimore, parashikohet të merren një sërë masash, që nga implementimi i deklaratave të reja të Tatimit në Burim dhe DIVA; Digjitalizimi i deklarimit të vendushtrimit të aktivitetit nga tatimpaguesi dhe pronësia e vendushtrimit të aktivitetit; automatizimi i proceseve të kontrollit tatimor si dhe reduktimi i kohës së miratimit të shumës për rimbursim. Aktualisht mesatarja është 35 ditë synimi është 25 ditë. Shtylla e tretë dhe e katërt përqendrohen në masa konkrete që synojnë të fuqizojnë punonjësit e administratës tatimore si dhe përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Sondazh

Burimet e rinovueshme, 35% të totalit në BE - Energjia bërthamore dhe e qymyrit janë tkurrur në dekadat e fundit
Energjia bërthamore dhe e qymyrit në BE janë ulur ndjeshëm gjatë 20 viteve të fundit, ndërsa burimet e rinovueshme kanë rritur prezencën e tyre. Bashkimi......

Komisioni Europian hap një hetim kundër TikTok për zgjedhjet në Rumani!
Komisioni Europian njoftoi sot hapjen e procedurave zyrtare kundër TikTok, i dyshuar për shkeljen e Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA) duke mos zbutur siç......

Shqipëria, në fokusin e investitorëve të huaj/ Rritje rekord e fitimeve, 830 mln euro në nëntë muaj
Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në Shqipëri deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2024 arriti në 412 milionë euro, duke shënuar një rritje......

Çelen negociatat me BE për “Marrëdhëniet me jashtë” - Ministri Szijjártó: Shqipëria ka bërë punë të shkëlqyer
Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm përsa i përket anëtarësimit në familjen e madhe europiane. Këtë të martë, u mbajt konferenca e tretë......

Scholz humbet votën e besimit kundër qeverisë së tij, duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme! Çfarë ndodh tani?
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka humbur një votëbesimi në parlament, duke i hapur rrugën shpërbërjes së qeverisë së tij dhe zgjedhjeve të reja kombëtare.......

Grupkapitulli 6 i legjislacionit të BE, më i lehti për Shqipërinë? - Mahmutaj: Çdo klaster ka sfidat e veta, politika e jashtme nuk bën përjashtim
Me hapjen e negociatave për grupkapitullin e gjashtë, Shqipëria është sot një hap më afër Bashkimit Evropian. Për sa i përket marrëdhënieve me jashtë,......

Më pak humbje energjie në rrjet - OSHEE: 5.6 mln euro kursim. Në janar-shtator niveli i humbjeve arriti 17.23%
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 10 - mujorin e këtij viti u regjistrua në 17.27%, apo 1.43 % më pak se e njëjta përiudhë e vitit 2023, kur......

Nëntori, muaj rekord për shitjet e makinave elektrike - Kina përbën 2/3 të totalit, ndërsa BE dhe Britania shënojnë rënie
Nëntori shënoi një tjetër muaj rekord për shitjet e makinave elektrike, me 1.8 milionë njësi të shitura globalisht, sipas raportit të agjencisë kërkimore Rho......