Si do të “filtrohen” aplikimet e reja për kredi? - Byrotë e kreditit do të kenë një “CV financiare” me të dhëna të detajuara për çdo huamarrës

Byrotë e kreditit pritet të jenë subjektet më të reja që do t'u vijnë në ndihmë bankave gjatë procesit të kredidhënies. Çdo bankë dhe institucion tjetër financiar që jep kredi mund të kërkojë raporte kreditore nga Byrotë e kreditit. Raportet kreditore përmbajnë informacion mbi kredimarrësit, duke nisur me të dhënat e kartës së identitetit ose pasaportës, adresën e vendbanimit, statusin e punësimit, tërë historikun e kreditit, si për shembull numrin e kërkesave për kredi, marrëveshjet e mëparshme të kredisë me detaje mbi monedhën dhe vlerën fillestare të detyrimit, detyrimet e prapambetura dhe përfundimin e marrëveshjes.
Po ashtu, në raportet kreditore mund të përfshihet edhe një vlerësim me pikë (i quajtur ndryshe credit scoring) që vlerëson aftësinë paguese dhe nivelin e rrezikut të një huamarrësi.
Mbi bazën e këtyre raporteve, një bankë mund të vendosë t'i japë ose jo kredi një klienti. Qytetarët kanë të drejtë të njihen me informacionin që byrotë e kreditit zotërojnë për ta, si dhe burimin ku janë marrë këto informacione.
Por nga ku merren ato?
Sipas projektligjit të publikuar për konsultim publik, bankat, institucionet e pagesave, institucionet e parasë elektronike, ofruesit e tjerë të shërbimit të pagesave, institucionet financiare jo-banka, shoqëritë e kursim-kreditit, unionet e shoqërive të kursim-kreditit, shoqëritë e sigurimit, Banka e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoritë Rajonale Tatimore dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore (Taksat dhe Tarifat), personat juridikë që ushtrojnë veprimtari në fushën e shpërndarjes të energjisë elektrike, gazit, ujësjellës-kanalizime dhe të komunikimeve elektronike dhe postare, si dhe persona të tjerë juridikë që furnizojnë mallra dhe shërbime që rezultojnë në detyrime për personat juridikë dhe personat fizikë, do të jenë burimet kryesore të informacionit.
Kush mund të themelojë një Byro krediti?
Bankat, institucionet financiare jo-banka, si dhe çdo person juridik, veprimtaria e të cilit lidhet ngushtësisht me mbledhjen, përpunimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e informacionit kreditor për persona fizikë dhe juridikë me qëllim vlerësimin e aftësisë së tyre kredituese. Pas regjistrimit si shoqëri aksionare, për të operuar si Byro krediti, shoqëria pajiset me licencë nga Qendra Kombëtare e Biznesit.
Për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale, Byrotë e kreditit do të mbikëqyren vetëm nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje e përzemërt për përkushtimin në çdo mision në përballjen me zjarret
Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi zhvilloi një takim me pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës, në një moment kur efektivët e Forcave të......
Sa kushton një dietë e shëndetshme në Shqipëri? Kemi kosto më të ulët se shumica e vendeve të Ballkanit
Të dhënat e FAO tregojnë se në vitin 2025 kostoja e një diete të shëndetshme në Shqipëri ishte 5.16 dollarë PPP për person në ditë. Sipas të dhënave të......
AIDA nis fushatën kombëtare për mbështetjen e SME-ve, në 10 bashki të vendit
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nis një fushatë kombëtare informuese dhe promovuese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), në......
Bizneset, detyrim për të deklaruar çdo vend të lirë pune - Drafti/ Shpallet paga për pozicion. Krijohet Pasaporta Digjitale e Punësimit
Bizneset në vend por edhe institucionet publike do të përballen me rregulla të reja dhe me të ashpra të tregut të punës. Draftligji i hedhur për konsultim......
Ndryshimet klimatike dhe ekonomia evropiane - Ekonomistët: Ky është vetëm fillimi. Kostot do të rriten më shpejt se temperaturat
Nxehtësia rekord dhe thatësirat këtë verë - të cilat shkencëtarët thonë se janë përkeqësuar nga ngrohja globale - kanë shkaktuar kaos në prodhimin e......
Ndërtesa më e madhe e apartamenteve në botë - Kinë, 20,000 njerëz jetojnë atje dhe nuk largohen kurrë
Një episod i Black Mirror mund të fillonte kështu: brenda një ndërtese masive prej 260,000 metrash katrorë me 20,000 banorë të cilëve nuk u lejohet kurrë të......
Të ardhurat familjare bien në Greqi dhe Austri - Pavarësisht rritjes së përgjithshme të OECD-së
Të dhënat e reja të OECD-së tregojnë një hendek në zgjerim midis rritjes ekonomike dhe prosperitetit të familjeve, me Greqinë dhe Austrinë që kanë pasur......
Zgjerohet aktiviteti kreditues në Kosovë - Stoku i huave arriti në 6.67 miliardë euro vitin e kaluar
Aktiviteti kreditues i sektorit bankar në Kosovë vazhdoi zgjerimin gjatë vitit 2025, por me ritëm më të ngadalshëm krahasuar me vitin paraardhës. Stoku i......

