Si do rivlerësohen ndërtesat e trashëguara dhe privatizuara? - Shembulli/ Banesat pa vlerë të regjistruar llogariten me kosto shfrytëzimi

Ligji për rivlerësimin e pasurive i jep mundësinë e rivlerësimit me normë tatimore 5% edhe qytetarëve të cilët kanë një banesë që në certifikatën e pronësisë nuk ka një vlerë të regjistruar, që është e privatizuar, dhuruar apo trashëguar.
Konkretisht, sipas udhëzimit “për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk kanë vlerë të regjistruar, ose vlera e regjistruar është e shprehur në monedha të tilla, si franga ari, apo napolona floriri, si dhe për ndërtesat e privatizuara me ligjin e vitit 1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, për efekt të përcaktimit të tatimit mbi rivlerësimin, si vlerë e zbritshme do të merret kostoja e shfrytëzimit për metër katrorë e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi për Entin Kombëtar të Banesave, në vitin e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme.
Po ashtu, edhe për ndërtesat e përfituara në rastet e trashëgimisë, dhuratave apo heqjes dorë nga pasuria, për të cilat nuk ka qenë regjistruar vlerë e pronës, si vlerë e zbritshme do të merret kostoja e shfrytëzimit për metër katrorë, e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi për Entin Kombëtar të Banesave në datën e regjistrimit të aktit.
Referuar ligjit, kosto mesatare e shfrytëzimit për m2 përditësohet çdo vit. Pra nëse marrim si shembull një banesë 80 m2 në Tiranë, e cila është regjistruar në hipotekë në vitin 1999, kosto mesatare e shfrytëzimit rezulton 251 euro/m2 dhe totali që do përdoret si vlerë e zbritshme për këtë banesë është 20 mijë euro.
Rivlerësimi në këtë rast do të bëhet mbi diferencën e vlerës së re të rivlerësuar me çmimin e referencës apo të tregut dhe vlerës së zbritshme. Le të themi që ky apartament me vlerë tregu vlerësohet aktualisht 80 mijë euro. Qytetari do të paguajë 5 % e diferencës midis vlerës së rivlerësuar apo vlerës së zbittshme, pra mbi vlerën 60 mijë euro, apo e thënë ndryshe 3000 euro dhe prona regjistrohet me vlerë finale 80 mijë euro.
Sipas ekspertëve, kjo kategori qytetarësh e ka më emergjente kryerjen e procedurës së rivlerësimit të pasurisë, me qëllim regjistrimin e saj me vlerën aktuale të tregut apo vlerën aktuale fiskale.
Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA: “Kushdo që nuk ka një vlerë tregu në kartelën e pasurisë, siç janë prona të fituara nga procesi i privatizimit, trashëgimitë, etj. Pronat që janë në proces legalizimi sepse kanë vlera minimale apo zero në kartelë, pavarësisht nëse kanë në plan të shiten apo jo, duhet bërë rivlerësimi sepse nëse do duhet të kryhet një tjetërsim prone, do ta kenë shumë të vështirë. Rivlerësimi nuk është kosto, por investime. Pronat do të kenë vlerë të shtuar në vitet e ardhshme”.
Qytetarët do të kenë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga ky ligj deri më 31 dhjetor 2026.

Kantieret e ndërtimit, në “sitë” nga IKMT - Nis verifikimi, Qëndro: Masa të rrepta për shkelësit e sigurisë teknike
Rritja e aksidenteve në punë por me pasojë vdekje, në sektorin e ndërtimit ka vënë në alarm institucionet përgjegjëse. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së......
“Votoni marrëveshjen BE-SHBA!” - Kërkesa e Komisionit Evropian për eurodeputetët pavarësisht tarifave të reja
Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maroš Šefčovič, u bëri thirrje ligjvënësve që të ecin përpara me paktin tregtar BE-SHBA, edhe pse Uashingtoni po vendos......
Mbi 712 mijë pasagjerë në janar - Cilat janë destinacionet më të kërkuara në Aeroportin e Tiranës?
Muaji i parë i vitit 2026 u mbyll me tregues pozitivë për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku janë regjistruar 712.030 pasagjerë dhe 4.238 fluturime të......
Britanikët do të paguajnë më pak për energjinë - Rregullatori ul çmimin maksimal me 7% nga muaji prill
Shumica e familjeve britanike do të paguajnë fatura më të ulëta të energjisë nga prilli, tha rregullatori i energjisë Ofgem, pasi uli çmimin maksimal me 7%......
Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan. Franga fiton pikë!
Dollari amerikan e ka nisur këtë mëngjes në vlera negative duke shënuar zbritje në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 81.2 lekë dhe është......
“Bashkëpunim më i ngushtë ekonomik me Kinën” - Kancelari gjerman, Friedrich Merz, për vizitë në Pekin
Kina dhe Gjermania dëshirojnë të thellojnë bashkëpunimin, thanë kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri kinez Li Qiang në Pekin, ndërsa Merz filloi......
“Po përjetojmë një rilindje të paparë” - Trump u drejtohet amerikanëve: Tani nuk do të kthehemi pas
"Vendi është rikthyer. Brenda një viti, kemi arritur një transformim të pashoq që kemi parë ndonjëherë. Një rilindje historike dhe tani nuk do të kthehemi më......
Programi IA për çmimin e mineraleve të bllokut tregtar - Projekti i administratës Trump për të rregulluar tregun
Administrata Trump planifikon të përdorë një program të inteligjencës artificiale të krijuar nga Pentagoni për të ndihmuar në përcaktimin e çmimeve referuese......


