Si do përfitojnë kredi të butë punonjësit e administratës? - 100 pikë që duhet të përmbushin nga kushtet e strehimit, ekonomike e familjare
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit prej 10 ditësh ka hapur thirrjen për të aplikuar për kredi të butë me 0% interes për blerjen e një banese për 530 punonjësit e administratës publike. Ndërkohë, financimi do të kryhet sipas çmimit të referencës dhe sipërfaqja do të përcaktohet sipas certifikatës familjare. Me kredi të butë, do të përfitojnë punonjësit e 12 institucioneve shtetërore.
Por cilat janë kuotat për secilin institucion?
Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit do të kenë numrin më të lartë të kuotave, nga ku kanë përkatësisht nga 90 kuota. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrjotjes Sociale do të ketë 80 kuota. Ndërkohë nga 30 kuota do të ketë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Ministria e Financave , Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe Kryeministria.
Por cilat janë kriteret që duhen plotësuar?
Referuar udhëzimit, si fillim një punonjës që të përfitojë kredi me 0% interes, duhet të jetë i punësuar në administratën publ;ike, sipas ligjit “Për strehimin social”. Të mos keni një banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të keni një banesë nën normat e strehimit. Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme apo të luajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar si dhe të mos jenë përfitues nga programe të tjera të strehimit social.
Por përpos kritereve, një punonjës i administratës shtetërore për të përfituar kredi të butë, duhet të përmbushë kriterin e pikëzimit i cili është 100 pikë. Si fillim do t’i duhet të përmbushë 50 pikë me kushtet e strehimit, 25 pikë me kushtet familjare dhe 25 pikë me kushtet ekonomike. Në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara, përzgjedhja e tyre realizohet sipas sistemit të pikëzimit. Thirrja për aplikim do të jetë e hapur për 30 ditë që nga dita e nisjes së thirrjes.
Sondazh

Tarifat e Trump rrisin vlerën e arit - Si po reflektohet kjo lëvizje në rezervat e Bankës së Shqipërisë?
Tarifat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk po prekin vetëm tregtinë e jashtme, por edhe vlerën e arit, një trend që reflektohet edhe në......

BE planifikon të reduktojë importet e çelikut me 15% - Synon të mbrojë industrinë nga konkurrenca e pandershme, pasojat e tarifave
Komisioni Evropian prezantoi një plan veprimi për industrinë e çelikut dhe metaleve. Në një sektor të karakterizuar nga konkurrenca e fortë ndërkombëtare,......

130 milionë euro më shumë në buxhetin e shtetit - Rriten të ardhurat në janar-shkurt. Udhëheqin pagat dhe konsumi
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 117.3 miliardë lekë në muajin Shkurt ose 102.4 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,......

“1FUTURE”, plani i BE-së kundër ndryshimeve klimatike - Universitetet shqiptare, në “aksion” për një të ardhme të qëndrueshme
Ndryshimet klimatike janë një sfidë globale, ndaj institucionet ndërkombëtare po ndërmarrin hapa për ta bërë këtë sfidë sa më të menaxhueshme për......

Google “goditet” nga rregullat e BE-së - KE akuzon kompaninë për favorizimin e shërbimeve të saj
Kompania mëmë e Google, Alphabet, u godit me dy akuza për shkelje të rregullave të BE-së, ndërsa rregullatorët e konkurrencës vazhdojnë lëvizjet e tyre......

“23 pagesa digjitale për frymë në 2024” - Sejko: Inovacioni po transformon shërbimet financiare me ritme të shpejta
Një nga ndikimet më të dukshme të inovacionit në shërbimet financiare të Shqipërisë është transformimi digjital i pagesave dhe i bankingut. Vendi ynë po......

“Revolucioni i robotëve humanoidë po afron” - CEO i Nvidia-s paralajmëron përdorimin e tyre në industrinë e prodhimit
CEO i Nvidia-s, Jensen Huang beson se robotët humanoidë mund të përdoren gjerësisht në më pak se pesë vjet në industrinë e prodhimit. Huang zbuloi detaje të......

12.9 milionë euro nga shfrytëzimi i plazheve - Cila nga 6 bashkitë bregdetare mblodhi më shumë të ardhura?
Bashkitë bregdetare kanë rritur arkëtimet nga tarifa e shfrytëzimit të plazheve nga subjektet private, megjithatë nën potencialin e tyre. Referuar të......