Shqipëria Postuar më 9 Maj 2026, 09:30

Si do ndryshohen kurrikulat në universitete? - Hasalla: Duhet një analizë e saktë e tregut të punës

Nga Fabjona Pasho

Si do ndryshohen kurrikulat në universitete? - Hasalla: Duhet një

Plani i ri i veprimit për politikat e arsimit të lartë 2030 përfshin edhe rishikimin e kurrikulave universitare.

Parashikohet rishikimi i programeve ekzistuese dhe krijimi i kurrikulave të reja në fusha prioritare si: STEM, digjitalizimi dhe turizmi.

Ekspertja e punësimit, Gertjana Hasalla thotë se ndryshimet e kurrikulës janë domosdoshmëri dhe duhet të bëhen bazuar në tregun e punës.

“Do shikohet çdo kurrikul. Zyrat e karrierës luajnë një rol kyç. Duhet të kenë një analizë të saktë të nevojave të tregut për të dhënë edhe ata mendimin se si duhet riformuar e tërë kurrikula. Nëse mendojmë për një universitet që është fokusuar tek inxhinieria, duhet të shikohet cilat degë të inxhinierisë janë të kërkuara në tregun e punës”, shprehet Hasalla.

Për procesin e rishikimit të kurrikulave janë planifikuar rreth 4.5 milion lekë dhe afati i zbatimit shtrihet në dy vite.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat