Shqipëria Postuar më 17 Qershor 2025, 12:10

Si do ndikojnë tek çmimet pagat e reja në turizëm? - Ekspertët: Pritet shtrenjtim në shërbime dhe akomodim

Nga Elisabeta Dosku

Si do ndikojnë tek çmimet pagat e reja në turizëm? -

Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve ka vendosur paga reference për 45 profesione në turizëm të cilat variojnë nga 550 euro deri në 1400 euro, duke njoftuar bizneset se ata që aplikojnë paga të deklaruara më të ulëta do të bëhen objekt i hetimit më të thelluar. 

Por ekspertët parashikojnë se rritja e deklarimeve në sezonin turistik do të përkthehet në kosto të shtuara për bizneset, siç janë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ç’ka do të sjellë dhe rritje të çmimeve për qytetarët dhe turistët.

Kujtim Dervishi, Kryetar i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave të Shqipërisë:

“Do të rriten çmimen për të shkuar në këtë nivel pagash që ka përcaktuar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do ketë rritje në të gjithë sektorin e turizmit. Ndërkohë do rritet dhe cilësia e turistëve që vizitojnë Shqipërinë, nëse sot vijnë turistë të nivelit të ulët me shumë pak shpenzime, në të ardhmen do ndryshojë. Nëse do vendosen këto rroga është domosdoshmëri të rriten çmimet."

Avni Tobli, Audit Ligjor:

“Nëse një punonjës në nivelin e ulët të hierakisë të një restoranti apo një bari në bregdet deri dje paguhej me 40 mijë lekë dhe sot do paguhet me pagë të deklaruar 60 mijë lekë, duke qenë se restoranti e ka zë kryesor punëtorin e shërbimit, atëherë rritja për një drekë 50 euro, do të jetë 50 % dhe do të shkojë 75 euro”.

Ndërkohë, subjektet që operojnë në sektorin e turizmit, përgjatë kësaj periudhe do të jenë edhe objekti i kontrolleve dhe hetimeve të vazhdueshme me qëllim shmangien e evazionit fiskal dhe deklarimin real të të ardhurave.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat