Shqipëria Postuar më 3 Shkurt 2025, 12:11

Si do ndikojë skema e pensioneve mbi shpenzimet publike? - FMN: Zgjidhjet ad hoc me bonuse, shqetësuese. Të hiqen përjashtimet e taksave në bujqësi

Nga Elisabeta Dosku

Si do ndikojë skema e pensioneve mbi shpenzimet publike? - FMN: Zgjidhjet

Rritja e presionit mbi shpenzimat afatgjata do të sjellë si nevojë ndërmarrjen e reformave edhe më ambicioze.

Analiza e stafit të Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësoi një rritje kumulative të nevojave për shpenzime publike prej rreth 7 për qind e PBB-së në 10 vitet e ardhshme, duke arritur 10 për qind deri në vitin 2050.

Për këtë arsye, reformat e tregut të punës dhe pensioneve, vlerësohen si shumë e nevojshme,  duke përfshirë këtu futjen e sa më shumë punonjësve në punësimin formal dhe pjesëmarrjen në sistemin e pensioneve,  për të ndihmuar kështu në zbutjen e presioneve që ka kjo skemë mbi shpenzimet.

Në këtë kontekst, FMN vlerëson se rritjet ad hoc të pensioneve siç është bonusi i fundvitit i shpallur nga autoritetet në nëntor 2024 , duhet të trajtohen me kujdes, që të mos bëhen të përhershme.

Ndryshe nga kjo qasje, FMN mendon se ndërhyrje të tjera mund të ishin në favor të mbrojtjes sociale dhe mbajtjes nën kontroll të shpenzimeve.

“Mbështetja për familjet vulnerabël kanalizohet më mirë përmes skemave të orientuara mirë të asistencës sociale.  Reforma më ambicioze të të ardhurave, për shembull, duke reduktuar pabarazinë në trajtimin tatimor të disa sektorëve të ekonomisë, si bujqësia, mund të ndihmojë Shqipërinë të arrijë potencialin e plotë të të ardhurave tatimore.

Progresi i vazhdueshëm në forcimin e qeverisjes dhe uljën e informalitetit do të ndihmonte në ngritjen e mbledhjes së taksave drejt mesatares së BE-së”, thuhet në raportin e fundit të FMN-së.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat