Shqipëria Postuar më 11 Nëntor 2024, 14:52

Si do ndikoj teknologjia në mbrojtje të pensioneve? - Ekspertja: Inteligjenca Artificiale do luaj rol të rëndësishëm në informalitet

Nga Diamila Leka

Si do ndikoj teknologjia në mbrojtje të pensioneve? - Ekspertja:

Për të ndihmuar në deklarimin e kontributeve dhe sigurimeve shoqërore, sipas ekspertëve inteligjenca artificiale do ndikoj në eleminimin e informalitetit si dhe do shtoj numrin e kontribuesëve për sigurimet shoqërore nga ana e subjekteve.

Nadia Elbasani Eksperte sigurisë kibernetike:

“Modeli aktual që Shqipëria ndjek është modeli “pay as you go”, i financimit të pensioneve. Në këtë model është esenciale të ruhet një ekuilibër i shëndetshëm, midis numrit të kontribusëve dhe sasisë të kontributit të tyre me numrin e pensionistëve. Është e thjeshtë në fakt përdorimi i Inteligjencës artificiale për të ruajtur këtë lloj ekuilibri, ndryshe nga aktualisht që nuk ka rezultuar aq i suksesshëm. Vende të tjera si Italia dhe Franca përdorin Iinteligjencën artificiale dhe teknologjinë në përgjithësi për të ruajtur këtë ekuilibër dhe për të forcuar gjithashtu mbrojtjen e tyre sociale.”

Por cfarë kontributi do të jap Inteligjenca artificiale në këtë sektor?

“Përdorimi i inteligjecës artificiale në këtë sektor do të jetë vetëm gërshetimi i të gjithë të dhënave të subjekteve, të gjithë punonjësve dhe punëdhënësve me të gjithë institucionet shtetërore. Nëse ka një mospërputhje, atëhere do të shfaqet si një sinjal i kuq apo si një indicie për kontrolle edhe më të thelluara dhe auditime më specifike. Në këtë moment do të duhet përfshirja e administratës tatimore, shërben inteligjenca artificiale për të dhënë këtë indicie se në këtë sektor apo ky subjek është duke kryer një nëndeklarim.”

Sipas Elbasanit përfshirja e teknologjisë duket si shpresa e vetme, pas një kohe të gjatë besimi të konsumuar, në kontrollet administrative tatimore.



 

Shqipëria 11 Nëntor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?!

Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje pasi ka fituar pikë nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92.2 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Analiza 2 Korrik Eldiona Serani

Sa kushton parkingu? SCAN Intel analizon kostot

Përdorimi i makinës është kthyer në një nevojë bazë për shumicën e njerëzve, por bashkë me përdorimin e saj vijnë edhe disa kosto të tjera. Përveç taksave......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 2 Korrik Eldiona Serani

Sa kushton parkingu? SCAN Intel analizon kostot

Përdorimi i makinës është kthyer në një nevojë bazë për shumicën e njerëzve, por bashkë me përdorimin e saj vijnë edhe disa kosto të tjera. Përveç taksave......