Si do ndahet Shqipëria me hartën e re? Mazniku: Skemë e re qeverisëse për bashkitë. Rrisim cilësinë e shërbimeve
Mazhoranca propozon që Shqipëria të ndahet në 46 bashki nga 61 që është aktualisht. Bashkënënkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazinku ka sqaruar elementët kryesore që janë marrë në analizë dhe kanë nxjerrë këtë konkluzion siç është numri i popullsisë, fuqia ekonomike, historiku, afërsia me bashkitë e tjera, etj.
“Kjo është një reformë që bëhet për të mirën e qytetarëve shqiptarë, që të kenë mundësi të ngrihen institucione për zhvillimin ekonomik të territorit që ato administrojnë. Elementi i dytë lidhet me decentralizimin, kapacitet që kanë bashkitë për të ofruar shërbime të caktuara. Kemi vlerësuar indekse, si numrin e popullsisë, mundësitë buxhetore,”-sqaroi Mazniku.
Mazniku sqaroi se reforma propozon një skemë të re të qeverisjes lokale, që ka në thelb bashkinë, qytetin, njësi administrative, çka do të thotë se shërbimet do të merren sërish në qytetin përkatës.
“Propozojmë një skemë të re, bashki qytet njësi administrative. Secili nga qytetet do ketë një nënkryetar përgjegjës për territorin që do ketë vend edhe në këshillin bashkiak qe do ushtroje detyrën e tij në të njëjtën godinë dhe zonë dhe qytetarët shërbimet i marrin aty,"- u shpreh ai.
Referuar propozimit të ardhurat që mbledh bashkia do të ndahen në mënyrë proporcionale midis territorit përkatës të bashkisë. Mazhoranca propozon shkrirjen e bashkive, Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh, Përrenjas.
Bialczak: "Ëndrra amerikane" mund të ndërtohet edhe online/ Nga piceritë, te kompanitë e AI. Si po transformohet sipërmarrja shqiptare në SHBA
Shqiptarët në botë nuk janë më vetëm pjesë e tregut të punës, por gjithnjë e më shumë po shndërrohen në krijues biznesesh dhe investitorë. Nga restorantet e......
“Pakënaqësi të mëdha nga reforma territoriale”/ Berisha: Krim monstruoz me “shkrirjen” e 15 bashkive
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat e ka cilësuar krim monstruoz “shkrirjen” e 15 bashkive. Sipas tij, propozimi i......
Garanci financiare për dëmet në mjedis/ Veprimtaritë me risk, operatorët do paguajnë garanci bankare, ose sigurim të detyrueshëm
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një projektvendim që synon të vendosë për herë të parë një mekanizëm të detyrueshëm garancie financiare......
Mjetet e para “Made in Albania” për ushtrinë/ Rama: Brenda vitit 2028, Forcat e Armatosura të pajisura me të gjitha kapacitetet
Për herë të parë Forcat e Armatosura do të kenë në përdorim mjete ushtarake “Made in Albania”. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e......
Mosha e daljes në pension sot dhe në të ardhmen/Shumica e vendeve europiane do ta rrisin mesataren për burrat dhe gratë
Rreth 2/3 e vendeve europiane pritet të rrisin moshën e daljes në pension për burrat, ndërsa 3/4 do ta rrisin për gratë. Sipas analizës së të dhënave për 32......
Bordi i Paqes, marrëveshje historike për Gazën/ Çarmatim total i Hamasit dhe tërheqje e forcave izraelite nga territori
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ashtuquajturi Bordi i Paqes, një nismë individuale e tij, arriti një marrëveshje për çarmatimin total të......
Kompanitë, tarifë e re për shënjimin e naftës - Vendimi/ Do paguajnë 6.5 euro/1 mijë litra ndaj kompanisë “ALBTrace CO”
Kompanitë që tregojnë naftë dhe benzin do të jenë të detyruara të paguajnë një tarifë shënjimi prej 6.5 euro për 1 mijë litra kundrejt shoqërisë “ALBTrace......
Trajtimi i varfërisë energjetike/ Miratohet plani 2026–2030, fokus te identifikimi i familjeve dhe mbështetja afatgjatë
Për herë të parë, qeveria ka miratuar Planin Kombëtar të Veprimit për adresimin e varfërisë energjetike dhe mbrojtjen e klientëve në nevojë të energjisë......

