Shqipëria Postuar më 23 Shtator 2025, 13:19

Si do menaxhohet borxhi publik deri në 2029-ën? Strategjia/ Ulet huaja në valutë, më shumë transparencë në tregun e brendshëm

Nga Elisabeta Dosku

Si do menaxhohet borxhi publik deri në 2029-ën? Strategjia/ Ulet huaja

Qeveria shqiptare ka hartuar një startegji për mënyrën e si do të menaxhohet borxhi publik deri në vitin 2029.

Referuar dokumentit i cili është në konsultim publik, objektivat kryesore të strategjisë janë ulja e peshës së borxhit në valutë të huaj; Rritja më tej e jetëgjatësisë së borxhit të brendshëm;  Përmirësimi i treguesve mbi peshën e borxhit që maturohet brenda një viti dhe peshën e borxhit, norma e interesit të të cilit rifiksohet brenda një viti.

Gjithashtu, synohet zhvillimi i tregut të brendshëm nëpërmjet tre ndërhyrjeve kryesore.

Rritjes së transparencës dhe parashikueshmërisë së planit të emetimeve në tregun e brendshëm nëpërmjet hartimit dhe publikimit të një plani vjetor të huamarrjes përpara fillimit të vitit;

Përmirësimit të aktivitetit në tregun sekondar të titujve qeveritarë nëpërmjet menaxhimit më efikas të programit Market Maker (Raportim / Monitorim / Vlerësim i performancës etj);

Përshtatja graduale e një plani të menaxhimit të detyrimeve nëpërmjet transaksioneve të blerjes (Buy-back) fillimisht të titujve Benchmark dhe në vijim zgjerimi me tituj si dhe transaksione të tjera (Switches).

Në hartimin e Strategjisë janë marrë në konsideratë raportet kosto-risk, shkalla e ekspozimit të borxhit ndaj risqeve dhe shkalla e zhvillimit të tregut të titujve shtetërorë.

Kjo strategji mbulon menaxhimin e Borxhit të Qeverisjes Qëndore, në të cilin përfshihet Borxhi Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore të Huasë. Qëllimi i saj është të orientojë huamarrjen drejt instrumenteve me kosto të favorshme dhe me nivele të pranueshme të ekspozimit ndaj riskut për nivele të caktuara të financimit. Nivelet e financimit përcaktohen në kuadrin Makro-fiskal dhe në Planin Afatmesëm Buxhetor të ndarë në Plane Vjetore të Huamarrjes.

Krahas strategjisë bazë, e cila i referohet skenarit më të mundshëm të financimit, Strategjia e Menaxhimit të Borxhit ka konceptuar edhe tre strategji alternative financimi, duke vlerësuar për çdo rast ndikimet e mundshme mbi kostot, risqet dhe shkallën e zhvillimit të tregut të titujve shtetërorë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat