Si do mblidhet “taksa” e detyruar e tërmetit? - Modeli turk vs modeli shqiptar, zbatim duke kufizuar shërbimet

Për herë të parë Shqipëria do të aplikojë sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet përmes ngritjes së Fondit të Tërmeteve si shoqëria e vetme aksionere për menaxhimin e saj. Por si do arrihet që të mblidhet taksa për më shumë se 1 milionë banesa që ndodhen në vend?
Në hartimin e draftit qeveria i është referuar modelit turk i cili ka rezultuar i suksesshëm për këtë shtet.
Modeli i Turqisë – DASK (Fondi Turk i Sigurimit nga Katastrofat), funksionon në mënyrë të tillë që sigurimi është i detyrueshëm me ligj, polica shitet nga kompanitë private dhe të ardhurat transferohen tek Fondi.
Si mblidhet primi sipas këtij modeli? Në thelb është kufizimi i shërbimeve si mekanizëm kryesor detyrues. Kështu qytetari blen policën çdo vit dhe pa këtë policë ai nuk ka të drejtë të shesë apo të blejë një pronë; të marrë kredi hipotekore; të lidhë energji/ujë/gaz apo të regjistrojë kontrata noteriale. Duke e kthyer këtë mekanizëm në detyrim funksional më shumë se sa ligjor. Përmes kësaj skeme ka rezultuar se mbi 60% e banesave janë të siguruara, një nivel ky shumë e lartë për standarde botërore.
Por ku ndryshon modeli shqiptar me atë turk?
Në Shqipëri parashikohet thuajse i njëjti mekanizëm përmes kufizimit të shërbimeve. Konkrerisht, pas hyrjes në fuqi të ligjit, qytetarët që nuk blejnë policën e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet, nuk do të kenë të drejtë të marrin asnjë shërbim kadastral, siç është regjistrimi i apo ndryshimi regjistrimit të banesës, por dhe të tjera, pa paraqitur kontratën përkatëse. Gjithashtu qytetarët nuk do të mund të lidhin kontrata sigurimi vullnetare me kompanitë e sigurimeve, pa lidhur më parë kontratën e detyrueshme me Fondin e Tërmeteve. Nuk do të përfitojnë shërbime elektronike nga portali qeveritar e-Albania si dhe nuk do të përfitojnë shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit.
Pra ndryshe nga modeli turk, në Shqipëri nuk parashikohet të ketë kufizime sa i takon lidhjes së kontratave të ujit apo të energjisë elektrike. Pasi të kalojë hallkat përkatëse, ligji hyn në fuqi 12 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Si mblidhet primi për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet?
Modeli i Turqisë – DASK (Fondi Turk i Sigurimit nga Katastrofat)
Pa DASK nuk mund:
• të shesësh apo blesh pronë
• të marrësh kredi hipotekare
• të lidhësh energji/ujë/gaz
• të regjistrosh kontrata noteriale
Modeli i Shqipërisë (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm nga Tërmetet)
Pa sigurimin nuk mund:
• të përfitosh shërbime në Kadastër
• të lidhësh kontrata vullnetare sigurimi
• të përfitosh shërbime në e-Albania
• të përfitosh shërbime në QKB
Nga cilat vende e blejmë më shtrenjtë mishin? Nga Japonia, te Kili. Furnizuesit më të kushtueshëm dhe më të lirë për vitin 2025
Shqipëria ka importuar mish nga dhjetëra vende gjatë vitit 2025, por çmimi për kilogram ndryshon ndjeshëm në varësi të origjinës. Të dhënat zyrtare të......
Sundimi i ligjit, ku po shkon Shqipëria? Vendi shfaq përmirësime graduale dhe hapësirë për zhvillim në institucione
Indeksi Global i Sundimit të Ligjit, i publikuar nga World Justice Project, e pozicionon Shqipërinë mes vendeve që po punojnë aktivisht për të përmirësuar......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme gjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë......
Linja e re 110 kV Zogu i Zi-Tirana, Qendër - Hapet gara për ndërtimin. Përmirësohet siguria e furnizimit me energji elektrike
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e linjës së re elektrike 110 kilovolt Zogu i Zi – Tirana, Qendër, si dhe për......
Digjitalizimi i shërbimeve doganore, treguesit kryesorë janar–dhjetor 2025
Gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, shërbimet doganore të ofruara përmes platformës e-Albania kanë shënuar një rritje të qëndrueshme, duke reflektuar......
Aeroporti i Berlinit, i mbyllur edhe sot - Ndalon operimin e avionëve për shkak të akullit dhe shiut të ngrirë
Operacionet në aeroportin ndërkombëtar të Berlinit mbetën të ndaluara herët të premten, pa asnjë avion në gjendje të nisej ose të ulej për shkak të akullit......
Google AI thyen tablotë e parashikimive - Arrihen mbi 750 milionë përdorues të aplikacionit Gemini
Kompania bërthamë e Google- Alphabet, po rezulton më e suksesshme teksa përballet me OpenAI e cila mbart statusin e liderit në inteligjencën artificiale. Ky......
Tregu i kriptove vlen 2 trilion dollarë më pak - Bitcoin, në nivelin më të ulët nga tetori 2024. Vetëm 66,675$
Bitcoin ra ndjeshëm në mesjave duke u përshpejtuar rënien për shkak të paqëndrueshmërisë në tregun e metaleve të çmuara dhe aksioneve të teknologjisë.......


