Shqipëria Postuar më 24 Prill 2025, 18:27

Si do fuqizohet forca ajrore e Shqipërisë?-74-vjetori i Aviacionit Ushtarak, Vengu: E nisim me kapitalin njerëzor

Nga Elisabeta Dosku

Si do fuqizohet forca ajrore e Shqipërisë?-74-vjetori i Aviacionit

Në ceremoninë e  74 – vjetorit të Aviacionit Ushtarak shqiptar, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu njoftoi qëllimet dhe veprimet konkrete të qeverisë për rikthimin e Shkollës së Aviacionit dhe fuqizimin e forcave ajrore.  Në ceremoninë e zhvilluar në hangarin e sapondërtuar të helikopterëve Black Hawk në Bazën Ajrore të Farkës, morën pjesë drejtues të lartë të Forcave të Armatosura, përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të Aviacionit, familjarë të pilotëve dhe teknikëve të bazës, etj,

“Objektivat pikësëpari fillojnë me kapitalin njerëzor dhe me shkollimin. Në mbledhjen e qeverisë, u ndërmorën disa hapa në këtë drejtim dhe për pak ditë do të kem kënaqësinë që t’ju ftoj përsëri në një aktivitet që do t’i vendosë vulën rithemelimit të Shkollës së Aviacionit.

Nga ana tjetër, Vengu u shpreh se objektiv janë edhe investimet në mjete, armatim e pajisje për Forcën Ajrore.

“Elementi i dytë ka të bëjë më modernizimin dhe investimet në mjete, pajisje, sisteme dhe ne do ta vijojmë programin e modernizimit të Forcës Ajrore. Duhet t’i rikthehemi me patjetër avionëve dhe mjeteve me krahë fikse edhe do të kemi patjetër nevojë që të shtojmë, jo vetëm pilotët përkatës sepse do jenë në misione të dyfishta, misione emergjencash civile, misioni monitorimi dhe vëzhgimi. Sikundër do të vazhdojmë edhe të gjithë komponentët të mbrojtjes kundërajrore, shumë të rëndësishëm, të cilët janë neglizhuar për vite, por në kuadër të objektivave të Aleancës dhe të nevojave kombëtare, duhet që t’i rikthehemi këtij elementi shumë të rëndësishëm.  Së bashku me kapitalin njerëzor dhe modernizimin, ne do të vazhdojmë padyshim të gjithë atë përpjekje qe kjo qeveri ka ndërmarrë për sa i përket trajtimit të financiar, kushteve të punës dhe benefiteve që statusi i ushtarakut jep edhe për familjet e ushtarakëve. Është bërë një përpjekje shumë e madhe. Gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur një rritje domethënëse të trajtimit financiar të pilotëve dhe të teknikëve. Do ta vijojmë rritjen, është një zotimi i kryeministrit Edi Rama në mënyrë që të arrijmë në atë mesataren e vendeve të NATO-s, e cila nuk është arritur ende pavarësisht se sot jemi të parët në rajon tonë.”

Komandanti i Forcës Ajrore gjeneralmajor Ferdinand Dimo, nënvizoi se hangari i ri i helikopterëve është një shembull i investimeve në infrastrukturë. Fluturimi i parë me një avion të shtetit shqiptar u krye më 24 prill 1951.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat