Si do bëhet shitja e tokave bujqësore në pronësi? Kriteret për 445 mijë familje në të gjithë vendin

Projektligji për shitjen e tokës bujqësore ka përcaktuar edhe kriteret specifike për ato familje që kanë në pronësi tokë bujqësore dhe dëshirojnë ta shesin atë tek persona të huajë fizikë apo juridikë.
Sipas legjislacionit për ndarjen e tokës janë trajtuar me tokë bujqësore në pronësi rreth 445 mijë familje bujqësore, të cilat janë objekt i këtij drafti.
Konkretisht, sipas nenit 8 të draftligjit, familja bujqësore që kalon pronësinë mbi tokën bujqësore tek personat fizikë ose juridikë të huaj, në përputhje me kërkesat ligjore për kalimin e pasurive të paluajtshme, duhet të dokumentacion të rregullt si: certifikatën e pronësisë të lëshuar nga autoriteti kompetent për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, kartelën e pasurisë, aktin noterial për kalimin e pronësisë, si dhe hartën treguese të vendndodhjes së pasurisë; dokumentacionin që vërteton përbërjen e familjes bujqësore në momentin e kalimit të pronësisë, të përbërë nga certifikata e gjendjes civile, vërtetimi i njësisë së pushtetit vendor përkatës, si dhe deklarata e përbashkët e anëtarëve të familjes si dhe prokurën noteriale të përfaqësimit, në rastet kur kalimi i pronësisë nuk kryhet nga të gjithë anëtarët e familjes bujqësore që janë bashkëpronarë të pasurisë.
Një ose disa anëtarë të familjes bujqësore nuk mund të kryejnë kalimin e pronësisë së asnjë pjese të tokës bujqësore, që janë në bashkëpronësi të familjes bujqësore, pa u kryer më parë pjesëtimi i pasurisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Civil.
Kalimi i pronësisë së tokës bujqësore shtetërore dhe private bëhet vetëm për tokën e regjistruar sipas legjislacionit në fuqi për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.
Ky ligj i shtrin efektet pas 7 vitesh nga anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në BE.
Rama në Estoni: Përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë përparësitë ekonomike
Gjatë vizitës së tij në Estoni, Kryeministri Rama mori pjesë në diskutimet mbi zhvillimet strategjike dhe rolin e Europës përballë sfidave të reja......
“Lufta, pak efekt në ekonominë shqiptare” - Themeli: Inflacioni mund ta kalojë objektivin 3%, por rritja do të jetë afatshkurtër
Konflikti në Lindjen e Mesme ka një ndikim minimal dhe kalimtar për ekonominë shqiptare. Kështu ka deklaruar Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e......
Rama viziton Qendrën e Ekselencës Kibernetike të NATO-s në Estoni: Nga sot pjesë edhe Shqipëria
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Estoni, së bashku me delegacionin shqiptar vizituan Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të......
Studentët e huaj, a do qëndrojnë në Shqipëri? Dashi: Duhet strategji dhe lidhje e fortë universitet-biznes
Mbi 2 mijë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin e studimeve të tyre. Megjithëse kjo tendencë shihet gjithnjë e më në rritje, efekti që do të japë......
Falja e detyrimeve doganore e tatitmore - Hyn në fuqi udhëzimi. Bizneset përfitojnë fshirje gjobash dhe kamatëvonesash
Ka hyrë në fuqi udhëzimi për zbatimin e ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e......
Investimet për rrjetin e ujërave të ndotur - Hapet tenderi 1 mld lekë për Dibrën, përfshihet dhe impiant trajtimi
Me një fond limit prej rreth 1 mld lekë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Dibër ka hapur tenderin për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave......
400 vende pune nga kantieri i ri detar në Pashaliman - Vonesa në prodhimin e dronëve dhe mjeteve të blinduara, shkak zinxhiri i furnizimit
Rreth 400 vende të reja pune do të krijohen nga projekti mes kompanisë shtetërore “Kayo” dhe kompanisë italiane “Fincantieri”, për ngritjen e një kantieri të......
Ekonomistë, juristë dhe inxhinierë, më të kërkuarit - Në 2 javë, AKPA liston mbi 1,000 vende pune për të pakualifikuarit
Në dy javët e para të muajit maj, tregu i punës ka shfaqur kërkesë të lartë si për profesionistë të kualifikuar, ashtu edhe për punonjës sezonalë. Sipas të......


