Shqipëria Postuar më 19 Janar 2026, 11:50

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? - Tatimet sqarojnë procedurën dhe afatet për paraqitjen e kërkesës

Nga Elisabeta Dosku

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? - Tatimet

Fermerët do të përfitojnë kompensim të TVSH-së në masën 10 % për blerjen e imputeve. Por cila është procedura për ta përfituar atë përmes autofaturimit?

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se blerësi I regjistruar për TVSH-në si grumbullues, përpunues ose agroturizëm i certifikuar, lëshon faturë tatimore (autofaturë) në emër të prodhuesit bujqësor (fermerit) për mallrat ose shërbimet e blera. Vlera e faturës përdoret për llogaritjen e kompensimit dhe në të duhet të shënohet NIPT i prodhuesit dhe elementet e tjera të faturës tatimore sipas ligjit.

Por çfarë kushtesh duhet të plotësojnë fermerët për kompensim? Një ndër to është qarkullimi vjetor I cili nuk duhet të tejkalojë kufirin minimal të regjistrimit të TVSH-së. Produktet ose shërbimet duhet të jenë rezultat i punës së tij bujqësore. Mallrat ose shërbimet shiten tek persona të tatueshëm që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit. Si dhe duhet të jenë të pajisur me numër identifikimi NIPT nga administrate tatimore, pa pasur detyrim periodik për deklarimin të TVSH-së.

Norma e kompensimit është 10 për qind e vlerës totale të produkteve të furnizuara nga prodhuesi bujqësor, të dokumentuara me fatura tatimore, përgjatë një periudhe 6 mujore.

Fermeri duhet të dorëzojë në administratën tatimore kërkesën për kompensim elektronikisht ose përmes shërbimit postar, duke bashkëlidhur kopjen e faturave të lëshuar nga blerësi I mallrave dhe shërbimeve bujqësore dhe numrin e llogarisë së tij bankare.

Kërkesa për kompensim bëhet me bazë 6-mujore. Brenda datës 31 dhjetor të vitit 2026 për furnizimet e kryera nga janari deri në qershor  të vitit 2026 dhe brenda datës 30 qershor të vitit 2027 për furnizimet e kryera nga korriku deri në dhjetor 2026. Kompensimi nga administrata tatimore kryhet brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nga fermeri.

Shqipëria 19 Janar Edel Strazimiri

Sa ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka kaluar një fundjavë të qetë duke mos pësuar lëvizje të forta të kuotës në raport me javën që lamë pas duke u blerë këtë mëngjes me 82.6......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat