Shqipëria Postuar më 4 Prill 2025, 11:41

Si do aplikohen pullat fiskale mbi alkoolin dhe duhanin? - Nga 1 Prilli, rregulla të reja. Porositë e bëra deri në 2024-ën do të kenë afat 1 vit

Nga Elisabeta Dosku

Si do aplikohen pullat fiskale mbi alkoolin dhe duhanin? - Nga 1 Prilli,

Qeveria ka miratuar udhëzimin përkatës për vendosjen e pullave të akcizës dhe kodit të sigurisë, që do t’u ngjiten produkteve të  duhanit, birrës dhe alkoolit, si dhe metodat e pagesës së pullave fiskale.

Referuar udhëzimit, prodhuesit dhe importuesit vendosin dhe shënjojnë të gjitha produktet e akcizës, duke përdorur pullat e akcizës dhe pullat fiskale. Pullat e akcizës për verën, alkoolin e distiluar,  rakinë dhe alkoolin e pastër do të vendosen mbi  tapa, në mënyrë të tillë që të grisen kur të hapen.

Pullat e akcizës për fuçitë e birrës do të vendosen  te prodhimet përkatëse mbi tapën e kontejnerit përkatës, në mënyrë të tillë që të griset kur të hapet.

Pullat e akcizës për birrën (prodhuesit e vegjël  dhe birrat e importuara) do të vendosen përkatësisht te tapa (për shishet) dhe në fund ose në faqen anësore (për kanaçet).

Për prodhuesit e mëdhenj të  birrës, pulla fiskale  do të printohet direkt mbi tapë (për shishet) dhe në fund (për kanaçet), duke përdorur sistemin.

Si do aplikohen pullat fiskale mbi alkoolin dhe duhanin? - Nga 1 Prilli,

Për çdo produkt akcize që mund të kërkohet  pajisja me pullë akcize, i parenditur më sipër, pulla e akcizës do të vendoset mbi paketimin përkatës.  Pullat e akcizës për duhanin do të vendosen në  pjesën e pasme dhe të përparme të paketës

Sipas udhëzimit, duke filluar që nga data 1 prill 2025  prodhuesit janë të detyruar të përdorin sistemin dhe të zbatojnë procedurat e duhura për secilin produkt.

Që nga kjo datë, asnjë produkt nuk mund të dalë nga linjat plotësisht të automatizuara të mbushjes pa pullën fiskale. Po ashtu, duke filluar nga e njëjta datë, inspektorët e autoritetit mund të fillojnë kontrollet  për shkeljet, të cilat do të jenë subjekt i gjobave dhe  masave të tjera që jepen sipas legjislacionit në fuqi.

Prodhuesit e mëdhenj e kanë të ndaluar të  nënkontraktojnë prodhimin e produkteve të një pale të tretë që nuk është vetë në kushtet e zbatimit të këtij udhëzimi.

Pullat fiskale, të porositura te kompania koncesionare e të miratuara nga Drejtoria e  Përgjithshme e Doganave deri më 31.12.2024, dhe  të dërguara te prodhuesi apo furnizuesi brenda datës  31.3.2025 do të lejohen të përdoren brenda 1 viti nga data e dërgimit të pullës fiskale. Pullat e  papërdorura brenda 30. Marsit 2026, duhet  të kthehen dhe t’i nënshtrohen procesit të shkatërrimit sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat