Si aplikohet për naftën falas në bujqësi? - Udhëzimi/ Kriteret dhe afatet që duhet të plotësojnë fermerët
Fermerët që duan të përfitojnë pagesa cash për naftën në bujqësi duhet të bëjë aplikimin online, duke plotësuar të dhënat nëpërmjet vetëdeklarimit dhe duke ngarkuar në sistem dokumentacionin e kërkuar.
Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë, detajon se formulari i aplikimit online nëpërmjet e-Albania plotësohet nga aplikanti mbi bazë vetë deklarimi, në lidhje me: parcelat që kultivohen gjatë vitit (mbjelljet e para); kulturat e mbjella apo që do të mbillen në ato parcela gjatë vitit (mbjelljet e para).
Fermeri do të deklarojë sipërfaqet e mbjelljeve të para të kulturave bujqësore, që përfshin mbjelljet në periudhën e vjeshtës dhe të pranverës (1 tetor 2024 deri më 31 maj 2025). Sipërfaqja e deklaruar përfshin vetëm mbjelljet e para dhe llogaritet e kultivuar vetëm një herë.
Për perimet e serrës, fermeri do të deklarojë sipërfaqet që ka të mbjella me perime serre në momentin e aplikimit dhe/ose sipërfaqet që do të mbjellë deri më 31 maj 2025;
Për drufrutorët, fermeri do të deklarojë sipërfaqen ekzistuese të mbjellë me këto bimë në momentin e kryerjes së aplikimit, si dhe sipërfaqet që do të mbillen deri më 31 maj, 2025, me kusht që sipërfaqet e reja të mos jenë zëvendësime të sipërfaqeve të deklaruara të mbjella me të njëjtat bimë ose me bimë të tjera.
Për kulturat në fushë të hapur, për bimët njëvjeçare të arave dhe perimet e fushës, fermeri do të deklarojë sipërfaqet: i. me bimët e arave të mbjella në vjeshtën 2024 (fakt në momentin e aplikimit) dhe/ose që do të mbillen deri më 31 maj 2025.
Dokumentacioni i kërkuar për t’u ngarkuar online, sipas këtij udhëzimi, duhet të jetë në origjinal ose i noterizuar, si dhe të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj, të jetë i përkthyer nga një përkthyes i autorizuar dhe i vërtetuar nga noter.
Dokumentacioni i pronësisë së tokës (certifikata) i ngarkuar në sistem do të konsiderohet i vlefshëm nëse gjatë kontrollit administrativ konfirmohet nga ASHK-ja. Në rastin kur në sistem ngarkohet AMPT-ja do të konsiderohet e vlefshme nëse gjatë kontrollit administrativ konfirmohet nga ASHK-ja ose njësitë e vetëqeverisjes vendore (NJVV).
Të vlefshme konsiderohen edhe konfirmimet për dokumentacionin e pronësisë (certifikatë ose AMTP), të bëra në aplikimet për naftën për bujqësinë në vitet 2022, 2023 dhe/ose 2024.
Dokumentacioni që duhet të ngarkohet në sistem është në varësi të statusit të pronësisë apo përdorimit të tokës bujqësore për të cilën aplikohet dhe statusit të regjistrimit të saj në ASHK.
Do të konsiderohen të vlefshme edhe kontratat e qiramarrjes/huapërdorjes/dokument të ligjshëm të firmosur nga palët. Në rast se kontrata ose dokumenti janë të panoterizuara duhet të jetë i konfirmuar nga njësia administrative dhe të përfshijë dokument identifikimi të palëve.
Fermerët do të përfitojnë pagesa në dorë deri nga 130 euro në 186 euro për hektarë për naftën që përdorin për punime të mekanizuara në bujqësi. Financimi do të jetë sipas kulturës që mbillet.
Sondazh

Rritet prodhimi i materialeve mjedisore - INSTAT: U nxorr 20.5 mln ton, varësia nga importi përllogaritet në 21.1%
Lënda e parë e nxjerrë nga burimet e brendshme natyrore, u rrit me 1.3% gjatë vitit 2023, në raport me 1 vit më parë, duke arritur në 20.5 mln ton. Instituti......

Qeveria propozon paketën e “Paqes Fiskale” - Rama: Nuk është një program elektoral. Do të ulim infomalitetin
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi paketën për “Paqen Fiskale”, gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të biznesit në Elbasan. “Nuk është......

Shitjet e makinave evropiane rriten në mars - Automjetet elektrike “kompensojnë” rënien e atyre me naftë
Shitjet e makinave të reja në Evropë u rritën me 2.8% në mars, të nxitura nga rritjet dyshifrore në Britani dhe Spanjë. Të dhënat e industrisë treguan se një......

“Shqipërinë Madhështore e nisim nga dhembshuria” - Sali Berisha prezanton kandidatët e PD-ASHM në Himarë
Sali Berisha ka prezantuar kandidatët për deputetë të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Himarë. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, u shpreh......

“Do të ofrohen shërbime publike ndërkufitare” - Synimi i Kornizës së Ndërveprimit, përparimi në tregun e vetëm digjital evropian
Administrata publike shqiptare do të bashkëpunojë me administratat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe ofrimin......

Prodhimi diellor, 32% rritje në vitin 2025 - Evropa, në rrugën e duhur për të thyer rekordin e vitit të kaluar
Prodhimi i energjisë elektrike diellore në Evropë gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 u rrit me mbi 30% krahasuar me të njëjtët muaj në 2024-ën, duke......

Segmenti rrugor Plepa–Rogozhinë/ ARRSH: Ka përfunduar riparimi i shtresës asfaltike!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se ka përfunduar ndërhyrja në segmentin rrugor Plepa–Rogozhinë, me një gjatësi prej rreth 33 kilometrash, pjesë......

Hotelet në bregdet, gati për turistët - Importojnë 140 ton çadra në një muaj. Bizneset nxitojnë për të kapur sezonin
Jo vetëm për sigurimin në kohë të fuqisë punëtore, por edhe për përgatitjen infrastrukturore, resortet, hotelet dhe stacionet e plazhit përgjatë vijës......