Shqipëria Postuar më 31 Dhjetor 2025, 10:13

Shumica e shqiptarëve nuk preferojnë të largohen/ RCC: 56% zgjedhin të qëndrojnë, ndërsa 18% të emigrojnë përfundimisht

Nga Eldiona Serani

Shumica e shqiptarëve nuk preferojnë të largohen/ RCC: 56%

Dëshira për të jetuar ose punuar jashtë vendit vijon të jetë një opsion i pranishëm për një pjesë të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, por pa u shndërruar në një prirje dominuese. Të dhënat më të fundit nga Balkan Barometer 2025 tregojnë se, në nivel rajonal, shumica e qytetarëve zgjedhin të qëndrojnë në vendin e tyre. Konkretisht, 59% e të anketuarve deklarojnë se nuk do të largoheshin për të jetuar apo punuar jashtë, ndërsa 41% shprehen të hapur ndaj kësaj mundësie, qoftë në mënyrë të përkohshme apo të përhershme.

Në rajon, vetëm 16% e qytetarëve thonë se do të zgjidhnin emigrimin e përhershëm, ndërsa 23% shprehen se do të ishin të gatshëm të jetonin ose punonin jashtë vendit pa e konsideruar këtë si një largim definitiv.

Ndërsa në Shqipëri, rezultatet janë në linjë me mesataren rajonale. Sipas anketimit, 56% e shqiptarëve deklarojnë se nuk do të largoheshin nga vendi.Ndërkohë, 18% do ta konsideronin emigrimin e përhershëm, ndërsa 26% një eksperiencë të përkohshme, çka tregon një qasje më fleksibël dhe pragmatike ndaj lëvizjes jashtë vendit.

Ndër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut shënojnë përqindje relativisht më të larta të qytetarëve që shprehin interes për eksperienca jashtë vendit, kryesisht në formën e qëndrimeve të përkohshme. Nga ana tjetër, Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Serbia karakterizohen nga një shumicë e qartë e qytetarëve që preferojnë të qëndrojnë në vendin e tyre.

Në tërësi, të dhënat e Balkan Barometer 2025 sugjerojnë se lëvizshmëria ndërkombëtare në rajon perceptohet më shumë si një mundësi shtesë për arsimim, karrierë dhe shkëmbim përvojash, ndërsa një pjesë e shohin si një domosdoshmëri. Kjo pasqyron një qasje më të balancuar të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, ku qëndrimi në vend vazhdon të mbetet zgjedhja kryesore, ndërsa jetesa ose puna jashtë shihet si një alternativë plotësuese.

Shqipëria 30 Dhjetor

Rama: Shqipëria, lider në administrimin publik

Në vijim të fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri edi Rama u shpreh: “Sipas vlerësimit të Sigmës, i cili është institucioni që......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video