Shqipëria Postuar më 23 Mars 2025, 18:06

"Shumëfishojmë prodhimin e energjisë nga dielli" - Berisha: Do të ulim çmimin. Panele fotovoltaike në të gjithë vendin

Nga Ledina Elezi

"Shumëfishojmë prodhimin e energjisë nga dielli" -

Shtimi i paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë nga dielli është një nga premtimet e Partisë Demokratike me rastin e zgjedhjeve të 11 majit. Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme një takim me emigrantët shqiptarë në Napoli të Italisë, ku i paraqiti ofertën e Partisë Demokratike për 4 vitet e ardhshme.

"Shumëfishim i prodhimit të energjisë nga dielli. Nga jugu në veri do të vendosim panele fotovoltaike dhe shqiptarët do të marrin energji falas nga ato panele.

Shqipëria ka një prej gazsjellësve më të mëdhenj në Evropë, kështu që nga ky prodhim energjie do të fitojnë në radhë të parë qytetarët shqiptarë. Biznesi do të marrë energjinë me çmimin më të lirë në Evropë, 6 lekë kilovati. Qytetarët do paguajnë vetëm 7 lekë. Ndërsa ata me panele fotovoltaike do të paguajnë vetëm 3 vite dhe pas 3 vitesh nuk do paguajnë asgjë".

Sipas Berishës, emigrantët kanë një rol vendimtar në ndërtimin e Shqipërisë, prandaj duhen sa më shumë incentiva për t'i nxitur ato të kthehen.

"Ky vit do të jetë viti i diasporës shqiptare, sepse do të jenë ata që do shpëtojnë Shqipërinë. 5 vite pa asnjë taksë për të gjithë ju që do ktheheni në Shqipëri për të investuar. Klima më miqësore dhe tërheqëse në Evropë për biznesin. Taksa 10% do të jetë taksa kryesore në Shqipëri", u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.

Shqipëria Madhështore është Shqipëria "Made in Albania" deklaroi Berisha, teksa theksoi se do të bëjnë gjithçka që produktet tona të eksportohen në tregje të mëdha.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat