Shuhet Fatos Nano, kryeministri me një ndikim reformator në ekonominë e Shqipërisë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ndërroi jetë këtë të premte në moshën 73-vjeçare. Ai prej disa ditësh, ishte I shtruar në një spital privat në Tiranë, ku po trajtohej për probleme shëndetësore. Ai prej kohësh kishte probleme me mushkëritë, ndërkaq gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit. Ish-kreu i Partisë Socialiste edhe para dy vjetësh ishte përballur me probleme shëndetësore, përkatësisht kishte pasur probleme me frymëmarrjen.
Ndikimi i Fatos Nanos në zhvillimin e ekonomisë shqiptare
Fatos Nano përfaqëson një nga figurat më të rëndësishme të tranzicionit politik dhe ekonomik të Shqipërisë pas viteve ’90. Si kryeministër në disa periudha të ndryshme (1991, 1997–1998 dhe 2002–2005), ai pati një rol të drejtpërdrejtë në drejtimin e reformave që shënuan kalimin nga ekonomia e centralizuar socialiste drejt ekonomisë së tregut të lirë.
Në mandatin e parë, Nano mori përsipër drejtimin e një ekonomie të kolapsuar, pa treg të strukturuar dhe me mungesë të institucioneve financiare. Qeveria e tij nisi një seri reformash të shpejta:
Liberalizimi i çmimeve dhe privatizimi fillestar i pronës, që synonin krijimin e mekanizmave të tregut të lirë;
Hapja ndaj investimeve të huaja dhe krijimi i marrëdhënieve me FMN-në dhe Bankën Botërore;
Ndryshimi i sistemit bankar, duke krijuar bazat për një sistem financiar të pavarur.
Megjithëse këto reforma ishin të nevojshme, mungesa e eksperiencës dhe infrastruktura e dobët administrative sollën pasoja afatshkurtra negative: rritje të inflacionit, papunësi të lartë dhe ulje të fuqisë blerëse. Megjithatë, ato vendosën themelet për transformimin ekonomik të vendit.
Pas rrëzimit të skemave piramidale, Shqipëria u përball me kolaps financiar dhe social. Rikthimi i Fatos Nanos në pushtet u shoqërua me nevojën për rikthimin e stabilitetit makroekonomik.
Qeveria e tij ndërmori masa si:
Ristrukturimi i sistemit bankar dhe forcimi i kontrollit shtetëror mbi institucionet financiare;
Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, sidomos në sektorët e energjisë dhe telekomunikacionit;
Marrëveshje të reja me FMN-në, që vendosën kufij të qartë buxhetorë dhe kërkuan displinë fiskale.
Këto masa prodhuan një stabilizim gradual të ekonomisë, me rritje vjetore që luhatej rreth 6–7%, megjithëse korrupsioni dhe administrata e dobët e penguan zbatimin e plotë të reformave.
Në mandatin e tij të fundit, Nano ndoqi një qasje më të matur ekonomike, duke e fokusuar qeverisjen në zhvillimin e qëndrueshëm dhe afrimin me Bashkimin Evropian.
Në këtë periudhë u arritën disa rezultate të prekshme:
Stabilitet fiskal dhe monetar, me inflacion nën 3%;
Investime në infrastrukturë, veçanërisht në rrugë, energji dhe turizëm;
Rritje e investimeve të huaja direkte (IHD), falë përmirësimit të klimës ekonomike;
Zhvillim i sektorit bankar dhe rritje e kreditimit për bizneset private.
Megjithatë, ekonomia shqiptare mbeti e varur nga remitancat e emigrantëve, ndërsa struktura e saj prodhuese ishte ende e brishtë. Problemet e korrupsionit dhe mosfunksionimi i plotë i shtetit ligjor penguan ndërtimin e një ekonomie konkurruese.
Fatos Nano është konsideruar si arkitekt i kalimit drejt ekonomisë së tregut dhe i reformave modernizuese. Ndikimi i tij ekonomik ishte themelues dhe stabilizues.
Kush ishte Fatos Nano?
Nano u lind më 16 shtator 1952 në Tiranë. Diplomoi për ekonomi politike më 1974 në Tiranë. Në dhjetor të vitit 1990, ai ishte emëruar sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, dhe një muaj më vonë zëvendëskryeministër në Qeverinë e Adil Çarçanit. Në fund të shkurtit të vitit 1991, Ramiz Alia e caktoi atë kryeministër dhe Nano kishte për mandat që të përgatiste trazicionin e Shqipërisë drejt demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut.
Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Nano u mandatua kryeministër, detyrë të cilën e mbajti për disa javë, kur dha dorëheqjen për shkak të grevave që kishin nisur në mbarë Shqipërinë.
Pas ardhjes në pushtet të demokratëve, më 30 korrik 1993, ai ishte arrestuar nën akuzat për “shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh zyrtare lidhje me ndihmën italiane” dhe nëntë muaj më vonë u dënua me 12 vjet burg.
Gjatë trazirave të vitit 1997, ai u lirua nga burgu dhe u krye në krye të PS-së. Tre muaj pas daljes nga burgu, ai mposhti demokratët dhe ktheu në pushtet socialistët, duke e mbajtur pushtetin për tetë vjet. Ai mbajti postin e kryeministrit vetëm për një vit dhe dha dorëheqje më 28 shtator 1998. Pavarësisht se u largua nga Qeveria, ai vazhdoi drejtimin e PS-së.
Nano u bë sërish kryeministër më 31 korrik 2002 deri në humbjen e zgjedhjeve në qershor të vitit 2005. Pas largimit nga politika, ai ka jetuar mes Vjenës dhe Tiranës.
Ndikimi i “IA” tek formimi i të rinjve/ Ekspertët: Duhet përdorur në mënyrën e duhur
“Gjithçka është bërë më e thjeshtë me inteligjencën artificiale, por njëkohësisht kjo dëmton edhe aspektin psikologjik tek një student I ri, apo një nxënës.......
Hekurudha Shkodër-Gjakovë, me financim të kombinuar - Projekti 1.8 mld euro, HSH: Punimet nisin brenda 2-3 vitesh
“Financimi për ndërtimin e hekurudhës Shkodër – Gjakovë pritet të sigurohet përmes një kombinimi instrumentesh, duke përfshirë financime nga donatorë të......
Startup-et, “vatra” të inovacionit në Shqipëri - Kapo: Mund të zbatojmë një model ku korporatat prodhojnë ekosisteme të tyre
Startup-et mund të jenë nxitës kryesorë të inovacionit, punësimit dhe rritjes ekonomike, gjithmonë nëse kanë mbështetje të mjaftueshme. Shqipëria ka......
6.5 milionë euro shpërndahen për naftën në bujqësi - Mbi 42 mijë fermerë marrin financimin nga skema e subvencioneve
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka mbështetur deri më tani me financim 42,667 fermerë në të gjithë vendin, pasi janë shpallur fitues në Skemën......
Të huajt rritën turizmin në kampingje/ Çmimet e lira e kthyen Shqipërinë në destinacion të preferuar
Turizmi shqiptar po njeh përmirësime të dukshme gjatë gjithë kohës, si në rritjen e numrit të netëqendrimeve, ashtu edhe në shtimin e fluksit të vizitorëve.......
Rruga e re Elbasan–Qafë Thanë/ Balluku: Në fazën II janë përfunduar 70% e punimeve
Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informoi sot se janë përfunduar 70% e punimeve të fazës së dytë......
Cilat janë përjashtimet tatimore që “rezistojnë” deri në 2029? - Nga bizneset e vogla, tek agroturizmi dhe hotelet me 5 yje
Ndërkohë që qeveria po bën një analizë të detajuar të përjashtimeve nga tatimet dhe taksat, ku disa ndryshime do të reflektohen në paketën fiskale 2026, disa......
Faturë për energjinë e vjedhur - Në 8 muaj u penalizuan 203 konsumatorë, u faturua 80% sasi më shumë se vjet
203 konsumatorë u faturuan nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektike për dëm ekonomik gjatë 8 - mujorit të parë të këtij viti për një sasi energjie......





