Shtyhet afati për regjistrimin e diasporës? - PS, kundër propozimit të PD. Celibashi: Nuk mund të shkojmë përtej datës 9 mars
Data 4 mars është afati i fundit për regjistrimin e diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Partia Demokratike ka kërkuar shtyrjen e kësaj date për disa ditë me arsyetimin që të regjistrohen më shumë emigrantë.
Por, Partia Socialiste ka kundërshtuar duke argumentuar se një shtyrje me 2-3 ditë nuk do të ndryshonte situatën.
Por, çfarë mendon Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve?
“Data 9 mars është një datë që ne nuk shkojmë dot përtej saj sepse është përcaktuar nga ligji. Deri në datën 9 ne mund të flasim dhe të diskutojmë për afate të tjera, pra nuk mund të shkojmë përtej datës 9. Ka qenë një kërkesë që të shtyhet afati për ditët, për ne s’ka problem, por PS s’ka qenë dakord me këtë ide duke thënë se data 4 është e njohur për të gjithë dhe se është afati i fundit dhe shtyrja për 2 ose 3 ditë nuk do të ndryshonte ndonjë gjë të madhe”.
Deri në orët e mesditës të së hënës, nga 272,267 kërkesa për regjistrim, janë miratuar rreth 219 mijë kërkesa, ndërsa 42,122 zgjedhësve u është refuzuar kërkesa.
“Mund të jetë e udhës që të ketë një shtyrje me 2-3 ditë vetëm për ata që kanë aplikuar një herë dhe u është refuzuar aplikimi. Për këta 42 mijë opinioni im është që vlen të shtyhet ky afat”.
Pak ditë më parë, KQZ i ka kërkuar Kuvendit dhe Ministrisë së Financave 9.3 milionë euro fonde shtesë për procesin e votimit të emigrantëve dhe sipas Celibashit, ka një dakordësi për miratimin e këtij fondi.
Sondazh

BE kërkon të nxisë kërkesën për makinat elektrike - Synon prodhimin lokal të baterive, mbështetje për kompanitë
Komisioni Evropian planifikon masa që synojnë të rrisin kërkesën për automjete elektrike në Bashkimin Evropian dhe parashikon të përfshijë kërkesa për......

Huaja e re për turizmin e nis vitin me “këmbë të mbarë”/ Vlerësohet në rreth 8.2 milionë euro, rekordi i dytë më i lartë që nga 2017-ta
Sipas të dhënave të fundit, duket se kreditimi për sektorin e turizmit e ka nisur vitin me rritje. Shifrat flasin për rreth 815 milionë lekë ose rreth 8.2......

Bashkitë 3-fishojnë të ardhurat në 10 vite - Mbi 400 milionë euro mblidhen në 2024-ën, por sërish “në dorë” të qeverisë
Bashkitë kanë rritur ndjeshëm perfomancën në mbledhjen e të ardhura ndër vite, pavarësisht se ende nuk janë në potencialin e duhur. Referua një analizë të......

Italia rikthen energjinë bërthamore - Qeveria miraton projektligjin që i hap rrugën tranzicionit energjetik
Qeveria e Italisë miratoi një projektligj që i hap rrugën rikthimit të energjisë bërthamore pothuajse 40 vjet pasi u ndalua me referendum. Kryeministrja......

“Planet për ndërtimin e aeroporteve” - Rama, nga Panairi i Turizmit në Berlin: Kemi rritjen më të shpejtë në Evropë
Shqipëria është është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025 në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, që zhvillohet në Berlin të Gjermanisë. Gjatë......

Sa kushton banesa në Shqipëri? Kostot për metër katror, “habit” Gjirokastra dhe Dibra
Në vitet e fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka përjetuar ndryshime të rëndësishme, duke reflektuar zhvillimet ekonomike dhe urbanistike të......

Shqiptarët paguajnë sigurime në lek, apo në euro? - AMF: Viti 2024 u mbyll me një rënie të primeve në monedhën evropiane
Më pak shqiptarë rezultojnë të kenë paguar në euro për sigurimin e jetës, makinës dhe pronës gjatë 2024. Sipas një analize të kryer nga Autoriteti i......

Udhëheqësit e MB-së dhe BE-së bashkojnë forcat për të hartuar planin e paqes në Ukrainë për ta çuar në SHBA!
Kryeministri britanik Keir Starmer tha të dielën se liderët europianë kishin rënë dakord të hartonin një plan paqeje për Ukrainën për ta paraqitur në Shtetet......