Shtrenjtohet vota e diasporës - KQZ kërkon 9,3 milionë euro shtesë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kërkuar Kuvendit dhe Ministrisë së Financave fonde shtesë për procesin e votimit të emigrantëve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit. Sipas KQZ, nevojiten 7,5 milionë euro shtesë për mbulimin e shërbimit postar, duke e çuar totalin për këtë zë në 12,5 milionë euro.
Gjithashtu, kërkohen 870 mijë euro shtesë suport për votimin elektronik, 280 mijë euro paga e sigurime per punonjësit e përkohshëm, 263 mije euro për sistemet e teknologjisë së informacionit, etj. KQZ kërkon të punësojë edhe 80 punonjës shtesë për diasporën.
Numri i kërkesave ditore të emigrantëve është rritur me 6 mijë aplikime, ndërsa numri mesatar I zgjedhësve të miratuar në ditë është 3,900. Me këtë ritëm, KQZ parashikon se kur kanë mbetur edhe pak ditë nga 4 marsi që është dita e fundit e regjistrimit, parashikohet një shifër prej 250,000 zgjedhës të miratuar nga diaspora.
Referuar të dhënave zyrtare për regjistrimin e votuesve nga jashtë, deri në mesditën e së martës kishin bërë kërkesë për regjistrim 225,723 zgjedhës, ku 181,298 prej tyre u është miratuar kërkesa.
Sipas KQZ, shtetasve që u është refuzuar kërkesa mund të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars. Aplikacioni ku mund të regjistrohen zgjedhësit jashtë vendit gjendet në forma të ndryshme, duke nisur nga faqja zyrtare e Komisionit të Zgjedhjeve, por edhe mund të shkarkohet si aplikacion në telefon.
Sondazh

BE “ndihmon” Rusinë më shumë se Ukrainën! - Në 2024, shpenzoi më tepër për lëndët djegëse ruse se për të financuar Kievin
Bashkimi Evropian po shpenzon më shumë para për lëndët djegëse fosile ruse sesa për ndihmën financiare drejt Ukrainës, sipas raportit të fundit. BE bleu......

Rrjet i ri elektrik në Alpet e Shqipërisë - Zhvillimi i turizmit, lidhet kontrata e investimit me vlerë 2.3 mln euro
Ndërtimi i rrjetit të ri të shpërndarjes për të rritur aksesin në energji elektrike në Alpet Shqiptare”. Ky është investimi që parashikohet të realizohet......

Panelet diellore për ngrohjen e ujit/ Balluku: 1000 aplikime në 36 orët e para!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, informoi përmes një postimi në rrjetet sociale se 36 orë nga......

Apple, 500 mld USD në 4 vjet - Investimi fokusohet tek “IA”, do të krijojë rreth 20,000 vende pune në SHBA
Apple planifikon të ndihmojë në krjimin e një fabrike masive në Teksas deri në vitin 2026, për të ndërtuar serverë të inteligjencës artificiale. Kjo nismë do......

Shtohet interesi i qytetarëve për pensionet private - AMF: Mbi 6 mijë anëtarë më shumë se në 2023. Rritje me 16.8% edhe e aseteve
Numri i personave që zgjedhin të investojnë në skemat e pensioneve private është shtuar dukshëm nga viti në vit dhe si rrjedhojë, bashkë me të është rritur......

Rruga e Arbrit, pa pagesë - Premtimi i Edi Ramës: Sa të jem unë kryeministër nuk do të paguani
Të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të kalojnë në rrugën e Arbrit pas hapjes së tunelit të Murrizit nuk do të paguajnë asnjë lek. Premtimi është bërë nga......

Çfarë do të ndodhë me markat “fake” në Shqipëri? - Nga konfiskim malli, tek dënim me burg. Rriten aplikimet e bizneseve shqiptare
Tregjet në Shqipëri janë të tejmbushura me mallra “fake”, që mbajnë emra e logo të njohura ndërkombëtare dhe shiten me çmime te lira por herë pas here edhe......

Takimi Trump dhe Macron: Miqësi, debate dhe dallime të mëdha mbi Ukrainën!
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti francez Emmanuel Macron shfaqën dallime të mëdha të hënën në qasjen e tyre ndaj Ukrainës, duke ekspozuar një......