Shqipëria Postuar më 25 Shkurt 2026, 19:26

Shtrenjtohen përsëri ushqimet, INSTAT: Çmimet e konsumit gjatë muajit janar 2026 u rritën me 2,3%

Nga SCAN TV

Shtrenjtohen përsëri ushqimet, INSTAT: Çmimet e konsumit

Shtrenjtimi i çmimit të ushqimeve ka vijuar edhe përgjatë muajit janar 2026. Këtë e konfirmon matja zyrtare e INSTAT, sipas të cilës Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) (matur me metodologjinë e Eurostat) në fund të janarit arriti në 2,3%.

Sipas të dhënave zyrtare, rritja më e madhe vjetore e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë”, me 9,8%, duke qenë kontribuuesi kryesor në inflacionin e muajit. Në nivele më të larta se mesatarja qëndrojnë edhe “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3,7%, si dhe “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare”, me nga 3,1% secili.

Rritje prej 2,3% shënuan “Ushqime dhe pije joalkoolike”, ndërsa shërbimi arsimor u rrit me 2,2%. Çmime më të larta u evidentuan gjithashtu në mobilje dhe mirëmbajtje shtëpie, si dhe në restorante dhe akomodim me nga 2,0%, në shëndet me 1,1%, në veshje dhe këpucë me 0,9%, në qira dhe energji me 0,7% dhe në informacion e komunikim me 0,6%. Ndërkohë, i vetmi grup që shënoi ulje ishte transporti, me -0,7% në terma vjetorë.

INSTAT ka njoftuar se duke filluar nga shkurti 2026, indeksi do të përllogaritet sipas një klasifikimi të ri, në përputhje me rregulloren e BE. Në ndryshime përfshihen përditësimi i peshave dhe rishikimi i shportës së konsumit me 410 produkte.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat