Shqipëria Postuar më 26 Prill 2025, 10:38

Shtrenjtohen me 44% apartamentet, 20% është blerë nga të huajt - BSH: Kërkesa për prona në rritje. Normat e interesit mund të rriten

Nga Alida Lula

Shtrenjtohen me 44% apartamentet, 20% është blerë nga të

Viti 2024 është mbyllur me shtrenjtim të çmimit të apartamenteve si për blerje ashtu edhe për qira. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, çmimet e banesave në gjithë vendin në 6-mujorin e dytë të 2024 u rritën me 44%, ku shtrenjtimi më i madh është regjistruar në Tiranë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur në raportin e Stabilitetit Financiar të publikuar këtë fundjavë se, në bazë të vlerësimeve të indeksit Fischer çmimi mesatar i banesave të shitura u rrit me 23,6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44,5% në krahasim me një vit më parë.

Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë, u rrit me 26,2% ndaj periudhës paraardhëse dhe 56% ndaj nivelit të një viti më parë.

Për të mbështetur këtë kërkesë të lartë për prona, është rritur kredia bankare si nga bizneset ashtu edhe nga qytetarët për blerje pasurish të patundshme. Kjo ka sjellë rritje të ngarkesës me borxh të bizneseve dhe familjeve. Në fund të vitit 2024, kredia e dhënë për këtë segment, ishte 210 miliardë lekë, duke u rritur me 6%. Banka e Shqipërisë thotë se kërkesa për prona është në rritje, ndërkohë koha mesatare për të shitur një pasuri të patundshme po ulet.

Sipas Bankës së Shqipërisë, nga pronat e shitura në pjesën e dytë të vitit të kaluar të huajt kanë blerë rreth 20% të tyre.

Shtrenjtohen me 44% apartamentet, 20% është blerë nga të huajt

Rritja e çmimit të pasurive të paluajtshme nuk ka të ndalur. Vrojtimi i kryer nga Banka e Shqipërisë tregon se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024 çmimet e banesave u rriten me 23.6% në raport me gjashtëmujorin e parë. Ndërsa në raport me vitin 2023, çmimi i pronave u rrit me 44.5%


 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat