Shtrëngohen rregullat për platformat digjitale - Nga reklamat mashtruese, te bllokimi i llogarive. Projektligji vendos detyrime të reja

Shqipëria do të vendosë rregulla të reja për platformat online, duke rritur mbrojtjen e përdoruesve dhe detyrimet për kompanitë që ofrojnë shërbime digjitale. Kjo është ajo që parashikon projektligji për Shërbimet Digjitale, i cili përafron legjislacionin shqiptar me Aktin Evropian për Shërbimet Digjitale, i njohur si DSA.
Ndryshimi më i rëndësishëm lidhet me mënyrën se si platformat online do të trajtojnë përmbajtjet e paligjshme. Për shembull, nëse në një rrjet social, si Instagram, Facebook e të tjerë, publikohet një reklamë mashtruese, një produkt i falsifikuar ose një postim që shkel ligjin, përdoruesit do të kenë mekanizma të qartë për ta raportuar, ndërsa platformat do të jenë të detyruara ta shqyrtojnë dhe të marrin masa në kohë.
Projektligji kërkon gjithashtu më shumë transparencë nga platformat. Në praktikë, nëse një përdorues sheh një reklamë të sponsorizuar në rrjetet sociale, platforma duhet ta bëjë të qartë se bëhet fjalë për reklamë dhe pse ajo i është shfaqur atij përdoruesi. Po ashtu, kompanitë do të duhet të shpjegojnë më qartë mënyrën se si funksionojnë algoritmet që rekomandojnë video, postime apo produkte.
Një tjetër ndryshim prek drejtpërdrejt përdoruesit. Nëse një platformë vendos të fshijë një postim ose të bllokojë një llogari, nuk do të mjaftojë vetëm heqja e përmbajtjes. Ajo duhet të njoftojë përdoruesin për arsyet e vendimit dhe t'i japë mundësinë ta kundërshtojë atë përmes procedurave të ankimit.
Projektligji vendos edhe masa më të forta për mbrojtjen e të miturve në internet. Për shembull, nëse një platformë përdoret kryesisht nga fëmijët ose adoleshentët, rregullat e përdorimit duhet të jenë të shkruara në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për ta.
Ndryshime parashikohen edhe në tregtinë elektronike. Platformat që ndërmjetësojnë shitje online do të kenë detyrimin të verifikojnë më mirë tregtarët. Kjo do të thotë se nëse një konsumator blen një produkt nga një shitës online, do të jetë më e lehtë të identifikohet se kush e ka ofruar atë produkt, duke ulur rrezikun e mashtrimeve ose të shitjes së produkteve të paligjshme.
Projektligji krijon edhe një autoritet të ri, Koordinatorin e Shërbimeve Digjitale, i cili do të mbikëqyrë zbatimin e ligjit dhe do të bashkëpunojë me institucionet shqiptare dhe ato të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, ai nuk u kërkon platformave të kontrollojnë paraprakisht çdo postim apo koment që publikohet. Ato nuk do të kenë detyrimin për monitorim të përgjithshëm, por do të jenë të detyruara të veprojnë kur marrin njoftime për përmbajtje të paligjshme ose kur këtë e urdhërojnë autoritetet kompetente.
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......
Ulet koha e pritjes në pikat e kalimit kufitar/ Qeveria miraton marrevëshjen me Maqedoninë e Veriut
Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë pika të përbashkëta të kalimit kufitar, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeve që......
“ATP, dy ditë në javë takime me qytetarët për pronat”/ Gogu: Kapitujt me BE synohet të mbyllen brenda shtatorit 2027
Qytetarët që kanë çështje të pazgjidhura pronësie do të mund të komunikojnë drejtpërdrejt me drejtuesit e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Çdo të mërkurë,......
Hapet dega e “Ziraat Bank” në Tiranë / I pranishëm edhe kryeministri Edi Rama
Në Tiranë u zhvillua ceremonia e hapjes së degës së bankës se re, “Ziraat Bank”, ku I pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, ministra të qevererisë......
Cili qark prodhon më shumë bimë medicinale? Prodhimi dyfishohet në një dekadë. Shkodra dominon me 72% të peshës
Prodhimi i evidentuar i bimëve medicinale dhe erëzave në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe gjatë vitit 2025, duke arritur nivelin më të lartë të dekadës së......

