Shtrëngohen masat për ndërtimet pa leje - Rastet e shkeljeve/ Nga gjobat, tek dënimi penal dhe konfiskimi i ndërtesave
Kodi i Ri Penal parashikon ashpërsim të masave sa i takon shpërdorimit të tokës dhe ndërtimeve të paligjshme.
Konkretisht, në nenin 585 thuhet se “Pushtimi i tokës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet. Po kjo vepër, e kryer në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, zonat e mbrojtura ose zonat e rëndësisë kombëtare të trashëgimisë kulturore, dënohet me gjobë ose me burgim nga dy deri në 4 vjet”.
Ndërsa neni 587 sanksionon masat për ndërtimet e pa ligjshme edhe ne rastin kur janë në tokën që është në pronësi të individit.
Sipas këtij neni “Ndërtimi i kryer pa leje ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar në tokën në pronësi të vet, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Nëse kjo vepër, kryhet për plotësimin e nevojave për strehim, dënohet me gjobë.
Po ashtu, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim deri në 3 vjet.
Ndërsa, nëse kryhet në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, zonat e mbrojtura ose zonat e rëndësisë kombëtare të trashëgimisë kulturore, dënohet me gjobë ose me burgim nga 2- 5 vjet.
Sipas këtij neni, edhe ndërtimi shtesë përmbi lejen e dhënë nga organi kompetent apo, ndërtimi pa leje që ngrihet përmbi struktura mbi tokë, vlerësohet si ndërtim i paligjshëm.
Ndërtimet të cilat janë kryer në tokë publike apo në zona më përparësi zhvillimi turizmit, i nënshtrohen konfiskimit.
Ndërkaq në draft kodin e ri penal vepra penale “Favorizimi i ndërtimeve pa leje” ka kriminalizuar kryerjen e veprimeve për të favorizuar instrumentet e planifikimit, projektet e urbanizimit, ndarjen në parcela, rindarjen në parcela, ndërtimin ose kryerjen e punimeve ose dhënien e licencave në kundërshtim me legjislacionin në fushën e rregullimit të territorit, ose fshehjen e shkeljeve të këtij legjislacioni gjatë kryerjes së inspektimeve ose moskryerjen e inspektimeve të detyrueshme, nga personi që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik. Vepër e cila dënohet nga 6 muaj deri në 3 vite burg.
Sipas nenit 589 penalizohet gjithashtu edhe dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm. Konkretisht, cilido që ofron dhe kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrjeje, zbatim punimesh në një ndërtim që dihet se është i paligjshëm, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Po ashtu, referuar draftit, projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i punimeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin, dokumentet e planifikimit, standardet profesionale në fuqi ose në kundërshtim me lejen e zhvillimit ose të ndërtimit dënohet me burgim nga 2 ne 5 vjet.

Dollari e nis javën negativisht – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pas rritjes së lehtë por të vazhdueshme që regjistroi javës që shoi teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5......

Trump anulon 5 miliardë USD ndihmë të huaj - “Anashkalon” Kongresin dhe ndërpret fondet për 15 programe ndërkombëtare
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një veprim të njëanshëm për të anuluar 4.9 miliardë dollarë ndihmë të huaj të autorizuar nga Kongresi, duke......

Kina dhe Rusia diskutojnë krijimin e një rendi të ri global - Liderët kritikojnë sistemin perëndimor, propozojnë qasje më të balancuara
Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje liderëve të një samiti rajonal që të shfrytëzojnë "tregun e tyre me përmasa gjigante". Po ashtu, presidenti rus......

“Rënia e çdo qeverie në eurozonë do të ishte shqetësuese” - Presidentja e BQE paralajmëron për pasojat në ekonominë franceze
Franca nuk ndodhet aktualisht në një situatë që do të kërkonte ndërhyrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), por çdo rrezik për rënien e një qeverie brenda......

Bizneset greke dyfishojnë përdorimin e “IA” - Por, mbeten pas në krahasim me mesataren evropiane
Bizneset greke po i marrin gjithnjë e më seriozisht mjetet e inteligjencës artificiale, megjithëse ende kanë rrugë për të bërë sa i përket automatizimit të......

Emigrantët dërguan më shumë para’ në Kosovë - 654 milionë euro remitanca në gjysmën e parë të vitit
Emigrantët kanë dërguar më shumë para’ pranë familjeve të tyre në Kosovë gjatë gjysmës së parë të vitit. Referuar të dhënave të Bankës Qendrore, remitancat......

Shqipëria përfshihet nga moti i keq/ Apeli i Policisë së Shtetit për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve
Pothuajse i gjithë vendi është përfshirë në orët e mesditës nga moti i keq i shoqëruar nga stuhia dhe rreshje të dendura shiu. Nisur nga kjo situatë, Policia......

MEKI thirrje sektorit të ndërtimit: Të gjithë subjektet të marrin masat e nevojshme parandaluese në rast të parashikimit të një stuhie
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka paralajmëruar sektorin e ndërtimit të marrë......